7.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Begaj falënderon ata që po ”luftojnë” me rriqrat

Rriqrat6-21Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj në mbledhjen e rregullt të Këshillit të drejtorëve, i ka falënderuar drejtoritë komunale, të cilat po merren me fushatat e dezinsektimit kundër rriqrave, për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike, si dhe ka reaguar ndaj mosmiratimit të qarkores së parë buxhetore nga ana e Asamblesë Komunale të Malishevës, duke e quajtur veprim të paarsyeshëm dhe në dëm të qytetarëve të Malishevës.

Ndërkaq drejtori për mbrojtje dhe shpëtim, Ahmet Morina dhe drejtori për shëndetësi, Hajdin Berisha, raportuan për angazhimin e drejtorive të tyre në këtë fushatë të dezinsketimit. Sipas tyre, fushata e dezinsektimit me aeroplan do të vazhdoj edhe në ditën e nesërme, për të vazhduar më pas me spërkatjen selektive, si dhe përveç stallave, në dy ditët në vijim, pritet të fillojë edhe dezinfektimi i kafshëve shtëpiake”.

Mbledhja e sotme e rregullt e Këshillit të drejtorëve, ndër të tjera nuk ka kaluar edhe pa sqaruar para opinionit, se mos miratimi i qarkores së parë buxhetore, në Asamblenë Komunale, për kornizën afatmesme buxhetore 2015-2017.  Mos miratim i cili është, siç u vlerësua në dëm të qytetarëve të Malishevës dhe veprim i paarsyeshëm i anëtarëve të Asamblesë Komunale.

Ndërsa drejtori për buxhet dhe financa, Vesel Krasniqi, duke e komentuar këtë situatë, e quajti të paarsyeshëm vendimin e opozitës, vetëm për siç u deklaruan edhe vet, të treguar se janë opozitë, duke mos i llogaritur pasojat e këtij veprimi, pa asnjë arsy”.

“Ne sipas planifikimeve tona, tani rrezikojmë ti humbim mjete prej 1.2 milion euro, e në kuadër të kësaj edhe rreth 30 persona, të mos mund ti punësojmë, e ky mos punësim, rrjedhimisht rrezikon edhe hapjen e shkollës në Vërmicë dhe rrezikon gjithashtu mos hapjen e çerdhes për fëmijë në Malishevë”, tha Krasniqi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vdes aktorja shqiptare, Shirine Morina

Ka vdekur aktorja e njohur e skenës artistike të Kosovës, Shirine Morina. Vdekjen e saj e bëri të ditur, deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci. Ai thotë...

Policia shqipton mbi një mijë e 800 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1873 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit