Buja: Testi i maturës në pjesën e dytë ka shkuar për mrekulli

RameBuja-ministri arsimitMinistri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja në mbledhjen e kabinetit qeveritarë ka njoftuar për rrjedhën e Testit të Maturës, e që sipas tij ka shkuar për mrekulli.

“Testit të maturës u janë nënshtruar jo më pak se 46 mijë maturantë. Në ditën e parë të testit të maturës, edhe qytetarët, por edhe prindërit dhe nxënësit, kanë pasur shqetësim se në disa qendra ku është zhvilluar testi i maturës, ka pasur ca telashe dhe ne jemi në shqyrtim të dhjetë qendrave që edhe mund të shpallen të parealizuara mirë, por pjesa e dytë e testit të maturës ka shkuar për mrekulli”, ka bërë të ditur ministri Buja.

Sipas Bujës, kësaj here është dashur që të angazhohet stafi i sigurimit fizik që të mbikëqyr mbarëvajtjen e procesit, dhe ky proces ka kaluar shumë më mirë në krahasim me testet tjera.

Më Shumë

Malisheva ashpërson masat ndaj ndotësve, Kastrati vlerëson kontributin e bizneseve

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka vlerësuar kontributin e bizneseve lokale në aksionin për pastrimin e ambientit, ndërsa njëkohësisht ka paralajmëruar masa...

Zyrtare: Divine Myles i bashkohet Bashkimit

Bashkimi po vazhdon ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, ndërsa në mbrëmjen e sotme ka zyrtarizuar edhe afrimin e basketbollistit amerikan Divine Myles. “Mirë...

Lajmet e Fundit