Kushtetuesja vendos rreth kërkesës së presidentes, vendimi më vonë

Gjykata-qekiqiGjykata Kushtetuese e Kosovës njofton se tashmë ka marrë vendim rreth kërkesës së parashtruar nga presidentja Atifete Jahjaga për vlerësimin e përputhshmërisë së dy neneve të Kushtetutës që lidhen me nominimin e mandatarit për formimin e qeverisë, porse këtë vendim do ta shpallë më vonë.

“Të hënën, më 30 qershor 2014, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka shqyrtuar dhe ka vendosur për rastin KO103/14, të parashtruar nga Presidenti i Republikës së Kosovës, përkitazi me vlerësimin e përputhshmërisë së nenit 84 [Kompetencat e Presidentit], paragrafi 14, me nenin 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Gjykata Kushtetuese do ta publikojë vendimin në ditët në vijim”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Përkujtohen dëshmorët e Brigadës 60 në Greiçec të Suharekës

Në fshatin Suharekë është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nder të dëshmorëve të Brigadës 60, ku janë kujtuar luftëtarët që ranë gjatë luftës çlirimtare. Në...

LDK-ja në Prizren prezanton kandidatët për deputetë

Degë e Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka prezantuar kandidatët për deputetë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit, duke theksuar se ata...

Lajmet e Fundit