21.6 C
Prizren
E enjte, 15 Maj, 2025

Arrestohen 13 persona për konfliktin e armatosur në Prizren

ArmaaaaShtëpitë e dy familjeve të përfshira në konflikt të armatosur ruhen nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Ato ndodhen rreth 100 metra larg njëra-tjetrës.

Në shtëpinë e familjes Avdylaga, është hapur e pamja për të vrarin e tyre, Qamilin, ndërkaq në familjen Berisha nuk vërehej njeri.

Në konfliktin e armatosur mes këtyre dy familjeve në Prizren, është vrarë Qamil Avdylaga dhe janë plagosur nëntë të tjerë, në mesin e tyre edhe dy policë.

Konflikti i armatosur ka ndodhur dje pasdite në lagjen “Arbana” në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Hazir Berisha,tha se “Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes dy armë: një pistoletë të llojit ‘TT’ dhe një pushkë gjahu me disa gëzhoja dhe gjësende tjera që do t’i kalojnë Prokurorisë së shtetit në cilësi të provës materiale”.

“Janë sekuestruar tri vetura,ndërsa janë vënë në pranga 13 perosna,si dhe për 3 të tjerë është lëshuar urdhërarresti nga organet kompetente”, tha Berisha, transmeton TVPZ.

Drejtori i Spitalit të Prizrenit,Afrim Avdaj, tha ndërkaq se në Emergjencë janë sjellë 9 persona,dy prej të cilëve janë dërguar për në QKUK.

“Tre personat e lënduar në këtë konflikt, pas dhënies së ndihmës së parë janë lëshuar për në shtëpi,kurse 4 të tjerë janë ndalur për tretman të mëtejmë mjekësor në këtë institucion shëndetësor”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Komuna e Prizrenit përmirëson kushtet në shkollën e Planejës

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka ndërmarrë veprime për përmirësimin e kushteve në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Vëllezërit Frashëri” në...

Mbi 2 mijë gjoba gjatë 24-orëve në vend

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 276 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë...

Lajmet e Fundit