Koalicioni LDK-AAK-NISMA, përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese

ramushi, limaj  mustafaKoalicioni LDK-AAK-NISMA e përshëndeti vendimin e shpejt të Gjykatës Kushtetuese. Sipas tyre, pavarësisht se vetëm mandatari i shumicës parlamentare, pra të koalicionit LDK-AAK-NISMA, do të duhej të mandatohej, ata e pranojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese si institucion i vetëm me të drejtë interpretimi të Kushtetutës.
“Ne besojmë në një Kosovë ku vendimet e drejtësisë janë vendime të pasfiduara dhe në përputhje me këtë do të respektojmë të gjitha procedurat e parapara në këtë proces”, thuhet në një kumtesë.

“Koalicioni LDK-AAK-NISMA është koalicion i shumicës në parlamentin e Kosovës, andaj presim që konform aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ky koalicion të fillojë procedurat për krijimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës. Edhe njëherë konfirmojmë se koalicioni LDK-AAK-NISMA, as si koalicion e as si parti politike ndarazi, e as si deputetë individualë, nuk do t’i përgjigjemi ftesës së mandatarit të pakicës në konsultimet e tij të parapara për krijimin e institucioneve të reja. Përkundrazi, ne ftojmë mandatarin e pakicës që me qëllim të evitimit të vakuumit institucional të kthejë menjëherë mandatin te presidentja Jahjaga. Konsiderojmë se një veprim i tillë do të ishte shprehje e maturisë politike dhe do të ishte në interes të të gjithëve në Kosovë”. /

Më Shumë

DKA në Prizren diskuton me Ambasadën turke për bashkëpunim në arsim

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj, së bashku me zyrtarin Ferdi Kovaç, kanë pritur në takim këshilltarin për Arsim në Ambasadën e...

Bedri Hamza nga Prizreni: Kosovës i duhet më shumë shpresë dhe optimizëm

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në “Rock&Blues Fest” në Prizren, bashkë me kryetarin e Komunës, Shaqir...

Lajmet e Fundit