8.3 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026

AKR-ja do ta ruajë subjektivitetin e vet

Ibrahim Makolli2Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re (AKR), Ibrahim Makolli, është optimist se ky subjekt politik, përkundër se ka mbetur jashtë Kuvendit, do ta vazhdojë rrugëtimin në skenën politike.

I pyetur se cila do të jetë e ardhmja politike e AKR-së, përderisa rezultatet e dala nga zgjedhje e lënë këtë parti jashtë Kuvendit të Kosovës, Makolli ka thënë për “Telegrafin” se nuk mund të flasin asgjë, për shkak që ende nuk janë certifikuar zgjedhjet.

Sipas tij, pas kësaj do të ulen së bashku lidershipin e partisë dhe do të presin se çfarë vendime do të marrin. “Nuk kam çka të them ma shumë”, ka thënë Makolli.

Ndërsa i pyetur se nëse mund të ndodhë që AKR-ja të shkrihet në një parti tjetër politike, ai ka thënë se AKR-ja e ka subjektivitetin e vet.

“AKR-ja ka subjektivitetin e vet, ka identitetin e vet dhe nuk ka asnjë arsye të mendohet në diçka të tillë”, ka deklaruar Makolli.

Më Shumë

Drini i Bardhë sfidon liderin në Mitrovicë

Drini i Bardhë do të përballet në transfertë me liderin e Ligës së Dytë, Mitrovicën, në kuadër të javës së 29, raporton PrizrenPress. Mitrovica kryeson...

Bashkimi një hap më afër finales

Bashkimi përgjigjet fuqishëm në Prizren, duke mposhtur Borën 88-73 dhe duke kaluar në epërsi 2-1 në serinë gjysmëfinale. Bora e nisi më mirë çerekun e...

Lajmet e Fundit