10.4 C
Prizren
E premte, 17 Tetor, 2025

Krasniqi nuk pajtohet me Kushtetuesen

JakupKrasniqi10-29Nuk është hera e parë që Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në vend të interpretimit të Kushtetutës ashtu siç shkruhet në të, ajo sjell konfuzion në interpretimin e saj dhe rishkruan atë që nuk e thotë Kushtetuta e Kosovës.

Kështu shkruan në profilin e tij në Facebook kryeparlamentari në largim i Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, njëherësh njëri nga themeluesit e Nismës për Kosovën, e cila nën drejtimin e tij dhe të kryetarit Fatmir Limaj, arriti të kalojë pragun zgjedhor në zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit.

“Ketë konfuzion në interpretimin e Kushtetutës, përkatësisht të neneve 84 e 93 e sjellin shumica e anëtarëve te Gjykatës Kushtetuese, ndërsa njeri nga ata, Robert Karollain (anëtar ndërkombëtar i Gjykatës Kushtetuese) me pak fjalë, neneve përkatëse ua jep interpretimin e duhur”, shkruan Krasniqi.

Në vazhdim mund ta lexoni postimin e plotë të Krasniqit në Facebook:

NJË VENDIM QË SJELL KONFUZION NË INTERPRETIM PËR NJË VEPRIM TË PA NDODHUR

Nuk është hera e parë që Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në vend të interpretimit të Kushtetutës ashtu siç shkruhet në të, ajo sjell konfuzion në interpretimin e saj dhe rishkruan atë që nuk e thotë Kushtetuta e Kosovës.

Ketë konfuzion në interpretimin e Kushtetutës, përkatësisht të neneve 84 e 93 e sjellin shumica e anëtarëve te Gjykatës Kushtetuese, ndërsa njeri nga ata, Robert Karollain (anëtar ndërkombëtar i Gjykatës Kushtetuese) me pak fjalë, neneve përkatëse ua jep interpretimin e duhur.

Në shumë vendimet apo aktgjykimet e saja, Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka tejkaluar kompetencat e saja në interpretimin e Kushtetutës, madje ajo është bërë pushteti suprem i të tri pushteteve të shtetit. Ndërhyrjet më flagrante të kësaj Gjykate ka qenë: Aktgjykimi për interpretimin në rastin e imunitetit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, pastaj në interpretimin e disa aktgjykimeve të Gjykatës Supreme dhe konfuzioni i fundit, e sidomos shpjegimin që jep ajo në lidhje me koalicionet pas zgjedhore.

Në asnjë legjislaturë në Kosovën e pas luftës çlirimtare, që nga ajo e vitit 2001/2002 e këndej, asnjë qeveri nuk është bërë pa koalicion qeverisës. Madje, praktika e demokracive parlamentare njeh shumë raste kur partia më e madhe e dalë nga zgjedhjet nuk ka qenë pjesë e koalicioneve pas zgjedhore. Pra as në ketë rast Kosova nuk është rast i veçantë. Sigurisht që praktikat e tilla nuk janë të pa njohura për Gjykatën tonë Kushtetuese.

Madje këtu mund të shtrohet pyetja: A ka pasur veprim paraprak për të lëvizur Gjykata Kushtetuese e Kosovës? Ku është cenuar Kushtetuta në rastin në fjalë? Çfarë shkelje është bërë dhe nga kush? Nëse është bërë shkelja e Kushtetutës, cili veprim i cilit organ apo institucion e ka bërë atë shkelje?
Nëse do të ishte bërë veprimi? Kush do të duhej ti drejtohej GJK? A do të duhej ta bënte Presidentja në ketë fazë të zhvillimeve politike. Presidentja ka pasur mundësi që ta bëjë një pyetje interne dhe përgjigjja do të duhej të ishte e tillë. Po gjithsesi jo kështu si është vepruar nga super institucioni i Kosovës!?

Më Shumë

Sonte Serbia – Shqipëria, luhet për histori dhe kualifikim në Botëror

Shqipëria do të luajë sot ndeshjen më të rëndë sishme për kualifikueset e Botërorit dhe përballë do të ketë Serbinë, skuadër kjo që duhet...

Bashkimi niset drejt Zagrebit për përballjen me Cibonën në FIBA Europe Cup

Bashkimi është nisur sot për në Zagreb të Kroacisë, ku do të përballet me ekipin vendas Cibona, në kuadër të FIBA Europe Cup, raporton...

Lajmet e Fundit