Ukraina gati të rifillojë armëpushimin

Petro Poroshenko-ukrainePresidenti ukrainas Petro Poroshenko thotë se është gati të rifillojë një armëpushim me separatistët pro-rusë, nëse plotësohen disa kushte.

Në faqen e internetit të presidentit ukrainas sot thuhet se ai ka biseduar për situatën në Ukrainën lindore në një bisedë telefonike me nënpresidentit amerikan Xho Bajden, raporton VOA.

Sipas faqes së internetit, Poroshenko i ka thënë nënpresidentit Biden se ai është i gatshëm të rifillojë armëpushimin pasi të marrë konfirmimin se ai do të respektohej nga të dyja palët, pas lirimit të të gjitha pengjeve dhe pasi të vihet kontrolli mbi kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë me monitorim nga ana e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Presidenti Poroshenko me 20 qershor shpalli një armëpushim të njëanshëm një-javor dhe pastaj e zgjati atë për tre ditë të tjera. Duke përmendur mungesën e bashkëpunimit nga rebelët, ai nuk pranoi ta zgjaste përsëri armëpushimin dhe të martën urdhëroi fillimin e operacioneve të reja ushtarake kundër seperatistëve pro-rusë.

Sot më herët, Petro Poroshenko emëroi zyrtarë të rinj në postet që lidhen me mbrojtjen e vendit, ndërsa zyrtarë evropianë po kërkojnë të zhvillohen bisedime që synojnë ndalimin e luftimeve mes ushtrisë ukrainase dhe separatistëve pro-rusë.

Qeveria e Ukrainës njoftoi sot emërimin e Valery Heletey-t në postin e ministrit të mbrojtjes, ndërsa Viktor Muzhenko është emëruar si shef i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë.

Dje ministrat e jashtëm të Ukrainës, Rusisë, Francës dhe Gjermanisë u takuan në Berlin dhe thanë se bisedimet që synojnë rifillimin e armëpushimit mes ushtrisë ukrainase dhe rebelëve pro-rusë duhet të fillojnë jo më vonë se dita e shtunë.

Më Shumë

Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së dhe kandidate për presidente

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka propozuar që Vjosa Osmani të jetë kandidate për presidente dhe bartëse e listës zgjedhore të...

22-vjeçari nga Peja kapet gjatë natës me pistoletë dhe thikë në Prizren

Policia në Prizren ka ndaluar një 22-vjeçar nga Peja, i cili gjatë kontrollit është kapur i armatosur me pistoletë dhe thikë. Sipas njoftimit të policisë,...

Lajmet e Fundit