8.9 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Ganiu i Bleonës në krahët e tjetrës

90196Lajmi për ndarjen e Bleonës nga Ganiu ka qenë padyshim kryefjala e kësaj jave. Këngëtarja që prej vitesh jeton në Amerikë ka qenë e pranishme në mediat shqiptare duke folur për herë të parë rreth marrëdhënies të përfunduar tanimë me ish të dashurin e saj.

Edhe pse çifti është ndarë, Bleona flet ende për dashurinë që ndjen për Ganiun. Madje këngëtarja e mirënjohur ka shprehur dëshirën për të pasur një fëmijë në të ardhmen me ish të dashurin e saj. Deri më tani, Ganiu ka preferuar të qëndrojë i tërhequr nga të gjitha këto lajme apo deklarata që Bleona ka bërë.

Megjithatë ai ka nisur jetën e tij duke e lënë pas këtë histori. Në profilin e tij në ‘Facebook’, të cilin siç rrëfeu për “Summer Pages” Bleona ia ka hapur vetë, Ganiu ka postuar fotot më të fundit, nga ku duket se po e shijon jetën e tij prej beqari. Në njërën prej këtyre fotove, ai shfaqet në shoqërinë e një femre.

Përqafimi mes Ganiut dhe vajzës misterioze, të bën të mendosh se përveç makinave sportive, që shihen në foto, Ganiu po shijon edhe shoqërinë e bukuroshes, duke lënë pas kështu shijen e hidhur që ndarja me Bleonën i ka lënë.

Më Shumë

Tifozë nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për përkrahje të Kosovës

Dhjetëra tifozët nga Shqipëria janë nisur sot (e martë) në drejtim të Prishtinë, për të qenë në përkrahje të Kosovës. Kosova është nikoqire e Turqisë...

Ylli i bashkohet Pejës në finale

Golden Eagle Ylli është finalisti i dytë i Ligës Unike. Therandasit në gjysmëfinale fituan ndaj Besëlidhjes me rezultat 63:76. Të enjten do të zhvillohet ndeshja për...

Lajmet e Fundit