22.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Braçe kundër Gruevskit: Kokëboshë, mos na jepni leksione

Erjon BraçeDeputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Erjon Braçe i është kundërpërgjigjur Gruevskit, duke thënë se partia e tij ka në mesin e saj shumë kokëboshë.

“Që partia e kryeministrit të ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë është e mbushur me kokëboshë e kupton lehtësisht duke parë këtë ‘shtet’!! Por, që e gjithë organizata me kokëboshë të marrë përsipër të të japë edhe leksione, kjo është shumë!! Akoma më shumë është kur tamam këta kokëboshë të ‘urdhërojnë’ se kë duhet të vizitosh në vendin tënd!! Kulmi!! Kjo arrogancë i ka bërë të jenë ata që janë e të thyejnë turinjtë sistematikisht sa herë që marrin përsipër të bëjnë të fortin. Dua të them dy gjera; E para, protesta e shqiptarëve në këtë ‘shtet’ nuk është as radikale e as islamike. Është një protestë qytetare si kudo gjetkë në Evropë por me ndryshimin e madh se sot në Evropë, ndryshe nga ky ‘shtet’, liria, barazia, drejtësia, përfshirja, pjesëmarrja, solidariteti, janë institucionalizuar si të paprekshme edhe për emigrantët!! Janë të drejta themelore që ky ‘shtet’ apo ish Republikë nuk i njeh për qytetarët e tij me kombësi shqiptare”, ka shkruar Braçe në Facebook.

Braçe ka shtuar më tej se krahasimi që ka bërë VMRO-ja është i tepërt, pasi ish-Republika e Maqedonisë është një shtet i njohur ndëkombëtarisht si multietnike, ndërsa Shqipëria nuk është e tillë.

Ai shtoi se IRJM-ja është një shtet që ka ngritur në kulm dhe në mënyrë epike historinë maqedonase, gjë që tregon edhe mendësinë e dobët që ekziston te partia në pushtet, VMRO-së së kryeministrit Gruevski.

Erjon Braçe në fund shton se ata maqedonas që jetojnë në disa fshatra të Shqipërisë kanë të drejta të plota juridike, politike dhe sociale sikundër çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë dhe nuk janë aspak të diskriminuar

Më Shumë

Vdekja e 60-vjeçares nga Rahoveci

Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës raportoi se ka vdekur një grua nga Komuna e Rahovecit pasi e njëjta është rrëzuar nga një lartësi...

“El Clasico” zhvillohet sot në basketbollin kosovar

Sigal Prishtina dhe Trepça do të ballafaqohen sot në kuadër të playoff-it të gjysmëfinaleve në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll. Duelin e parë...

Lajmet e Fundit