Gjendet i vdekur njeriu ujk i filmave të Harry Poterit

DavidiRolin e tij të parë më domethënës e ka në filmin “Snatch” (2000) të regjisorit Guy Ritchie, ndërsa ka luajtur edhe në filmin “Batman Begins” (2005) të Christopher Nolani
Trupi i aktorit i cili e ka luajtur njeriun ujk në filmat e popullarizuar për magjistarin e vogël është gjetur në Luginën e Vdekjes në Kaliforni. Është konstatuar se Legeno ka vdekur aksidentalisht.

Davidin e ka gjetur një grup i njerëzve i cili kishte dalë për pik-nik në Luginën e Vdekjes. Mendohet se aktori ka vdekur nga temperaturat e larta, ngase në trup nuk i janë vërejtur shenja dhune që do të dyshohej se është vrarë nga ndokush.

Davidi para se të hyjë në kinematografi ka punuar si mundës dhe roje lokalesh.
Rolin e tij të parë më domethënës e ka në filmin “Snatch” (2000) të regjisorit Guy Ritchie, ndërsa ka luajtur edhe në filmin “Batman Begins” (2005) të Christopher Nolanit. Ndërsa së fundmi ka pasur një rol edhe në filmat për Harry Poterin.
Pas vetes, Legeno ka lënë një vajzë. / KultPlus.com

Më Shumë

Prizreni prezanton potencialin ekonomik para bizneseve të diasporës në Zvicër

Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Bexhat Bytyqi, po qëndron në Zvicër, ku po merr pjesë në Konferencën Ekonomike B2B në Lucern, të...

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit

Sot mbushen 148 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet...

Lajmet e Fundit