17.3 C
Prizren
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Tentoi të kalonte kufirin, i riu shqiptar mbytet në Igumenicë, familja: Të na kthejnë trupin

90571_3Familja e të riut Kristian Çullai, i cili u gjet i mbytur në Igumenicë në përpjekje për të kaluar ilegalisht kufirin për në Greqi, kërkojnë kthimin e turpit të djalit të tyre.

Halla e Kristianit, Monda Çuko u bën apel autoriteteve që të kthejnë në Fier trupin e djalit, i cili qëndron prej tre ditësh në morgun e Janinës. Zonja Çuko thotë se familjes i janë kërkuar 1000 euro për të rikthyer trupin e djalit, por ata nuk mund ta përballojnë këtë pagesë.

“U nis në Greqi për bukën e gojës. Kërkojmë kthimin e trupit në Pojan. Të bëhet ekspertiza mjeko-ligjore edhe në Fier. Na kërkuan 1000 euro për kthimin e trupit. Shteti të na ndihmojë, nuk kemi mundësi financiare.”- deklaron halla e djalit.

Kristian Çullai u nis përpara disa ditësh drejt Greqisë bashkë me 3 shokë të tij, të cilët gjithashtu nuk kanë komunikuar me familjet e tyre.

Familja Pelivani në Fier denoncoi një ditë më parë zhdukjen prej 10 ditësh të djalit të tyre 22-vjeçar. Eri Pelivani ishte nisur ilegalisht drejt Greqisë me shokun e tij Kristian Çullai dhe dy djem nga Durrësi. Familja Pelivani u bën apel autoriteteve që ta ndihmojnë për gjetjen e djalit.

“Na informuan se një nga shokët e tij Kristian Çullai, u mbyt. Eri ishte bashkë me Kristianin. Shteti të na ndihmojë të gjejmë djalin. Nuk kemi mundësi financiare për kërkimin e djalit. Që prej vitit 2003 është zhdukur edhe i ati i Erit”- u shpreh nëna e 22-vjeçarit.

GREQI, POLICIA: NË IGUMENICË U GJET VETËM NJË PERSON I MBYTUR

Policia greke ka bërë të ditur se në Igumenicë është gjetur vetëm një person i mbytur, për të cilin nuk ka dijeni nëse ishte i shoqëruar apo jo.

“Roja bregdetare ka gjetur në Igumenicë trupin pa jetë të një personi., i identifikuar si Kristian Cullhaj. Nuk kemi dijeni nëse ishte i shoqëruar.”- thuhet në deklaratën e policisë greke.

Më Shumë

Beteja për Albulenën

Nga Mero Baze Beteja e parë për Albulenën ka ndodhur në vitin 1457, në një fushë mes Lezhës dhe Krujës, por me një raund final....

Arrestohet dhe suspendohet polici në Prizren, dyshohet për dhunë ndaj një qytetari

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor nën dyshimin për “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe “lëndim të rëndë trupor”.   E gjitha...

Lajmet e Fundit