15.3 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026

Sela: Maqedonasve duhet përgjigjur si komb

Zijadin SelaZijadin Sela është politikani i parë në Maqedoni që u është bashkëngjitur protestave, të cilat u përhapën gjithandej komunave me shumicë shqiptare pas dhënies së verdiktit në rastin “Monstra”.

Është ky një politikan që për shumëçka dallon nga të tjerët.

Sela është kryetar i Strugës. E mori këtë pozitë nën flamurin e PDSH-së, së cilës i ka takuar gjithherë. Pas zgjedhjeve nacionale në Maqedoni, ku partia pësoi rënie, ai heshti sikur të tjerët, shkruan Koha Ditore.

Ia faturoi përgjegjësinë kryetarit Menduh Thaçi dhe kërkoi reflektim nga ai. Polemikat ndërmjet tyre avancuan në atë shkallë, saqë Thaçi e përjashtoj Selën nga partia.

I pari i Strugës, i cili i takon vijës intelektuale që mëton të hapërojë rrugës së Arbën Xhaferit, ka adresuar shumë kritika tek subjektet politike shqiptare në pozitë e opozitë përkitazi me pozitën që shqiptarët kanë në Maqedoni.

Më Shumë

Malishevë: Gjendet pa shenja jete një person në garazhin e shtëpisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten në orët e pasdites, një person është gjetur pa shenja jete në garazhin e shtëpisë së...

Ndahet nga jeta mësuesi Fejzullah Duraku nga Krusha e Madhe

Ka ndërruar jetë mësuesi i njohur dhe i përkushtuar Fejzullah Duraku nga Krusha e Madhe, duke lënë pas një kontribut të çmuar në arsim...

Lajmet e Fundit