Jahjaga dhe Nishani vlerësojnë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve

Jahjaga e Nishani-dubrovnikPresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u takua sot në Dubrovnik të Kroacisë, me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në rajonin e Ballkanit në përgjithësi.

Jahjaga dhe Nishani vlerësuan marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe theksuan nevojën e konkretizimit të platformave të bashkëpunimit, në veçanti në fushën e ekonomisë, duke u bërë shembull i bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit.

Ata thanë se pjesëmarrja e vendeve të rajonit, në cilësi të barabarta, në nismat rajonale, ndihmon gjithë Ballkanin Perëndimor ne rrugën e tij evropiane dhe siguron fqinjësinë e mirë si dhe stabilitetin rajonal. Ata thanë se procesi i Bërdo-Brioni është një nismë shumë e mirë, që siguron përfshirjen edhe të BE në projektet e përbashkëta të vendeve të rajonit në fushën e infrastrukturës dhe të energjisë.

Ata biseduan edhe për zhvillimet e tjera politike në Kosovë dhe Shqipëri.

Jahjaga dhe Nishani, së bashku me presidentët e vendeve të tjera të rajonit, po marrin pjesë në Samitin Bërdo-Brioni që mbahet në Dubrovnik të Kroacisë, me mikpritjen e Presidentit Ivo Josipoviq si dhe me pjesëmarrjen e kancelares së Republikës Federale të Gjermanisë zonjën Angela Merkel. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Një pjesë e segmentit në autostradën “Ibrahim Rugova” ende e bllokuar

Ka disa muaj që kjo rrëshqitje e dheut po e pengon komunikacionin e lirë dhe të sigurt në autostradën “Ibrahim Rugova”, më saktësisht në...

Zafir Berisha nuk është kandidat në këto zgjedhje, parashikon zgjedhje të reja pas tre muajsh

Ish-deputeti i disa legjislaturave në Kuvendin e Kosovës, Zafir Berisha ka njoftuar se nuk do të jetë kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës. Ai...

Lajmet e Fundit