13.1 C
Prizren
E diel, 27 Prill, 2025

Dhjetë thënie të njohura nga nobelistja Nadine Gordimer

Nadine Gordimer,Nadine Gordimer ishte fituesja e çmimit të parë “Nobel” për letërsinë në Afrikën e Jugut. Një firmë ligjore që përfaqëson vajzën dhe djalin e shkrimtares deklaroi se 90-vjeçarja u nda qetësisht nga jeta të dielën, në shtëpinë e saj në Johanesburg.

Ajo e mori “Çmimin Nobel” në letërsi në vitin 1991, çast që përkoi me një moment të shpresës dhe dhunës së madhe në Afrikën e Jugut. Gordimer ka shkruar dhe botuar deri në ditët e fundit të jetës së saj. Vepra e autores nga Afrika e Jugut është e përkthyer në pothuajse të gjitha gjuhët e botës. Sjellim 10 thënie të saj të njohura.

1. Asnjë fakt që shkruaj apo them nuk do të jetë aq i vërtetë sa trillimi.
2. Të shkruash është të kuptosh jetën. Njeriu punon gjithë jetën me shpresën se mund të ketë kuptuar një pjesë të vogël.
3. Kam dështuar në shumë gjëra, por kurrë nuk jam frikësuar.
4. Jam flaka e një qiriu që lëkundet nga rrymat e ajrit që s’mund të shihen.
5. Të gjithë përfundojnë një ditë vetëm dhe në kërkim të vetes.
6. Është më e thjeshtë për ish-padronët të lënë mënjanë maskat që fshehin humanitetin e tyre, sesa për ish-skllevërit të njohin fytyrën poshtë maskave. Apo të besojnë se ata nuk po mbajnë një maskë të re.
7. Njerëzit i dhurojnë njërit-tjetrit gjëra që s’mund të mbështillen me ambalazh dhuratash.
8. Censura nuk mbaron kurrë për atë që e ka përjetuar. Është një shenjë në imagjinatë që e ndikon individin që e ka vuajtur, përgjithmonë.
9. Nuk mund ta ndryshosh një regjim bazuar në dhembshuri. Duhet të jetë diçka më e fortë se aq.
10. Faktet janë gjithnjë më të pakta se ajo që ka ndodhur në të vërtetë.

Më Shumë

Bashkimi kërkon fitoren e dytë ndaj Pejës për të afruar finalen

Pasi fitoi bindshëm 81:61 në ndeshjen e parë në Prizren, Bashkimi do të përpiqet të sigurojë fitoren e dytë ndaj Pejës në gjysmëfinalen e...

Mbyllet seanca konstituive, ende pa filluar

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar për herë të katërt. Seanca, e cila u hap të hënën, u ndërpre menjëherë pasi kryesuesi Avni...

Lajmet e Fundit