Tali: Pres përplasje verbale, madje edhe fyerje, por jo grushta!

Driton TaliKa qenë deputet i Kuvendit të Kosovës, por në një kohë dhe periudhë shumë më të mirë, kur koalicionet dhe zgjedhja e udhëheqësve institucionalë janë arritur më me lehtësi. E situata e tanishme ka ndryshuar shumë.

Ish-deputeti Driton Tali nuk po beson se seanca e 17 korrikut do t’u ngjajë seancave normale të një shteti demokratik, e aq më pak kur dihet se është seanca e parë konstituive e Kuvendit të ri.

Sipas tij, përçarjet ndërmjet partive politike, pa dyshim se do të reflektojnë edhe në Kuvendin e Kosovës.

Ai pret që seanca e parë të përcillet me shumë tensione, me sharje e akuza, por nuk beson se do të jepen edhe grushte.

Duke parë rrjedhën e zhvillimeve politike dhe vendosmërinë e dy grupeve, PDK-së në njërën anë dhe të bllokut opozitar në anën tjetër për të mos lëshuar pe në marrjen e postit të kryekuvendarit, ish-deputeti Driton Tali nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë zgjedhje të reja, përveç nëse faktori ndërkombëtar nuk insiston ndryshe.

Në një intervistë për “Botapress” ish-deputeti Tali flet për rrjedhën e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, për atë se kush ka të drejtë e kush jo të ulet në karriget e mesit në sallën e Kuvendit të Kosovës, por edhe për mundësinë që të shkohet në zgjedhje të reja.

I pyetur nëse pret se do të ketë përplasje ndërmjet deputetëve, Tali u përgjigj: Po, pres përplasje verbale, patjetër. Edhe fyerje po. Do të dëgjojmë gjithçka! Do të marrim vesh se kush është

“spiun i Serbisë” e kush është “shpëtimtari” ynë!? E çka jo tjetër! Ama përleshje fizike nuk pres, sepse shumica e deputetëve kanë nivel intelektual dhe njerëzor, dhe nuk do të bien nën nivelin e tyre.

Më Shumë

Drejtoria e Arsimit në Prizren shpall konkursin për bursa për studentët

Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Prizrenit ka shpallur konkursin për ndarjen e bursave për studentët e kësaj komune për vitin akademik 2025/2026. Sipas...

Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë, 14 persona të arrestuar në Kosovë

Policia regjistroi 65 aksidente trafiku, prej tyre 26 me të lënduar, ndërsa nuk u shënua asnjë aksident me fatalitet. Policia e Kosovës ka bërë të...

Lajmet e Fundit