4.2 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Ja tre kandidatët për pasardhës të Eqrem Kryeziut në Prizren

Eqrem KryeziuuJanë të paktën tre kandidatë të mundshëm për kryetar të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizen. Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazetës Blic brenda degës së LDK-së në Prizren. “Haxhi Avdyli, Xhavit Ukaj e Ridvan Hoxha, janë tre emrat që deri më tash shihen si kandidatët më të mundshëm për të marrë nën drejtim degën e partisë në Prizren”, ka thënë ky burim.
Sipas këtyre burimeve, emri më i preferuari për të marrë nën drejtim degën e LDK-së është Haxhi Avdyli, i cili është pjesë e ekipit të ekspertëve të shëndetësisë së LDK-së. “Avdyli ka përkrahjen e nëndegëve dhe është një emër kompromisi për të gjithë. Pra, pos nëndegëve, për Avdylin do të mund të votonin edhe njerëzit e Eqrem Kryeziut”, ka thënë ky burim.
Ndërkohë, Gazeta Blic ka bërë përpjekje që të kontaktoj me Avdylin, mirëpo kontakti ka qenë i pamundur. Megjithatë, ai para disa ditësh ka thënë për medie se nëse e kërkon anëtarësia, ai edhe do t’i hyj garës për kryetar të Degës së LDK-së në Prizren.

Ndërkaq, kandidati tjetër për kryetar të Degës së LDK-së, Xhavit Ukaj e ka konfirmuar për Gazetën Blic se ai do t’i hyj garës për kryetar të degës. Ukaj ka bërë të ditur se pos tij, janë edhe dy- tre kandidatë të tjerë që pretendojnë ta marrin postin e të parit të degës.

“Zgjedhjet zyrtarisht fillojnë më 1 shtator. Përgatitjet tashmë kanë filluar. Jemi tre – katër kandidatë që synojmë të marrim postin e të parit të degës së partisë”, ka thënë Ukaj.

Dega e LDK-së në Prizren për disa vjet me radhë është udhëhequr nga Eqrem Kryeziu, i cili në zgjedhjet e fundit lokale dhe ato parlamentare dështoi keq, duke humbur një herë nga Ramdan Muja, për të humbur pastaj edhe si deputet. Pas humbjes së 8 qershorit, ai dha dorëheqje nga kryetari i degës dhe nga të gjitha funksionet që ka bartur deri atëherë në LDK. Gazeta Blic

Më Shumë

Prokuroria e Prizrenit kërkon 30 ditë paraburgim për dy të dyshuar për ryshfet në Vërmicë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy...

Një vajzë 12 vjeçare ndërron jetë në Pediatrinë e Spitalit të Prizrenit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku një paciente e mitur ka ndërruar jetë derisa ishte nën trajtim mjekësor...

Lajmet e Fundit