11.6 C
Prizren
E shtunë, 18 Tetor, 2025

Javën tjetër raporti i Williamson-it publikohet në Bruksel

Clint Williamson-prokurori amerikanRaporti i hetuesve ndërkombëtar të udhëhequr nga prokurori amerikan Clint Williamson, do të publikohet gjatë javës së ardhshme në Bruksel.

Kjo është informata që prokurori Williamson ua ka bërë me dije udhëheqësve vendorë gjatë takimeve që ai ka realizuar sot në Prishtinë.

Siç mëson zeri.info, Williamson gjatë takimit më zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi në të cilin kanë marrë pjesë edhe Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi dhe ai i Forcës së Sigurisë Agim Çeku, ua ka bërë me dije atyre se raportin do ta publikoj në Bruksel.

Siç mëson gazeta, Willamson nuk ua ka bërë me dije të gjeturat e hetimeve por ka diskutuar me udhëheqësit vendor për hapat që duhet ndërmarrë siç janë ndryshimet kushtetuese si dhe përpilimi i marrëveshjeve për bashkëpunim me vende të treta.

Williamson para Takimit me Kuçin, Rexhepin e Çekun është takuar edhe me presidenten Atifete Jahjaga.

Clint Williamson është shefi i Task Forcës speciale, e cila është themeluar në shtator të vitit 2011 dhe e cila ka nisur punën me misionin që ti hetoj pretendimet e publikuara nga senatori zviceran se gjatë luftës në Kosovë ka pasur trafikim të organeve.

Baza e Task-Forcës është në Bruksel ndërsa ky mekanizëm vepron si i pavarur ndonëse është nën ombrellën e Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX.

Më Shumë

Fitore historike në Stokholm: Kosova trondit Suedinë

Kosova ka shkruar histori, duke mposhtur Suedinë 1–0 në Stokholm falë golit të Fisnik Asllanit në minutën e 36-të. “Dardanët” zhvilluan një ndeshje të jashtëzakonshme,...

P.C Prizreni fiton derbin prizrenas, nis sezonin me stil

Liga e Parë e Kosovës startoi me derbin prizrenas, ku Proton Cable Prizreni triumfoi ndaj New Basketit me rezultat 95–84. Takimi, i zhvilluar në palestrën...

Voton Artan Abrashi

Lajmet e Fundit