11.4 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Drejtor i Qendrës së Trashëgimisë Kulturore në Prizren bëhet bashkëpartiaku i ministrit

Samir Hoxha zedhenes i PDK ne prizrenDrejtori i ri i Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, ka ardhur në këtë pozitë nga posti i shefit të kabinetit të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, shkruan Koha Ditore.

Pos këtij posti politik, deri në shkurt të këtij viti, Hoxha për dy vjet kishte udhëhequr edhe Drejtorinë e Turizmit në Komunën e Prizrenit. Përderisa për njohësit e trashëgimisë kulturore dhe opozitën emërimi i Hoxhës në këtë pozitë cilësohet si emërim politik e partiak, zyrtarët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit e mohojnë një gjë të tillë. Vetë sekretari i përgjithshëm i MKRS-së, Veton Firzi, i cili e mohon kategorikisht se bëhet fjalë për emërim politik, nuk ka dhënë sqarime as për “lojën” që është bërë me konkurse për këtë pozitë.

Institucioni më i lartë kulturor në vend për ta zgjedhur drejtorin e QRTK-së ka hapur dy herë konkurse.

Hoxha qe emëruar drejtor në konkursin e dytë, kriteret e të cilit ishin zbutur, përderisa tash një muaj ka nisur punën si drejtor i QRTK-së së Prizrenit.

Më Shumë

Arrestohet në Prizren një i kërkuar për vrasje, kishte qenë në arrati prej vitesh

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar për disa vepra penale, përfshirë edhe vrasjen, i cili kishte qenë në arrati për disa...

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme lidhur me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka nxjerr vendim për caktimin e masës së përkohshme ndaj vendimit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit. Masa e përkohshme vlen...

Lajmet e Fundit