Një person i shpëton vrasjes në Prizren

ArmaaaaNjë person në Prizren i ka shpëtuar për pak vrasjes. Plumbat e armës të një personi tjetër, fatmirësisht nuk kanë përfunduar në trupin e tij.

Policia nuk ka dhënë as inicialet e viktimës dhe të dyshuarit për tentim vrasje. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për shkak një mosmarrëveshje verbale që kishin i dyshuari dhe viktima.

”I dyshuari pas një mosmarrëveshje verbale që kishte me viktimën , i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij”, njofton Policia e Kosovës.

“I dyshuari më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me taraga vendore”.

“Policia ka kryer hetimet intensive dhe më pas është arrestuar i dyshuari , ku edhe i është konfiskuar arma me të cilën ka shtënë në drejtim të viktimës”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Lajmet e Fundit