Prizren: Mirsad Gashi dënohet më 4 vjet e 6 muaj burg për rrezikim të trafikut

Gjykata-qekiqiMirsad Gashi nga Prizreni është dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg nga Gjykata Themelore në Prizren.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj njoftoj se Gashi është dënuar për shkak të veprës penale të rrezikimit të trafikut publik.

“Departamenti i Përgjithshëm Penal me datën 07.08.2014 ka shpallur fajtor Mirsad Gashi nga Prizreni, për shkak të veprës penale rrezikim i trafikut publik nga neni 378 paragrafi .9. i KP-së, në të cilën dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim, nga data 07.05.2014 deri më datën 07.08.2014, do ti llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim”, njoftoj Kicaj.

“Në kuptim të nenit 367 parag.1 pika 1.2. të KPP-së të akuzuarit Mirsad Gashit i ndërpritet menjëherë paraburgimi qysh sot me datën 07.08.2014 pasi që kanë pushuar së ekzistuari shkaqet për të cilat është caktuar paraburgimi”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Gjykata Kushtetuese: Zvarritja 11-vjeçare e rastit në Prizren shkeli të drejtat e qytetarit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur se zvarritja e një rasti gjyqësor për më shumë se 11 vjet në Gjykatën Themelore në Prizren ka...

Sejdi Bellanica, kryetar i AAK-së në Prizren, është kandidat për deputet

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, Sejdi Bellanica, ka njoftuar se është kandidat për deputet në zgjedhjet e...

Lajmet e Fundit