6.7 C
Prizren
E hënë, 27 Prill, 2026

Kosova nis muajin e tretë pas zgjedhjeve, pa qeveri të re

Kosove-Qeveria-KuvendiKosova ka nisur sot muajin e tretë pas zgjedhjeve parlamentare të parakohshme të 8 qershorit, por ende nuk ka qeverinë e re, as nuk dihet kur do ta ketë as kush do ta formojë, koalicioni parazgjedhor i PDK-së apo koalicioni paszgjedhor LDK-AAK-Nisma, me mandatarët e tyre të nominuar.

Pritet edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, të cilës pas zhvillimeve në mbledhjen konstituive të 17 korrikut të Kuvendit të Kosovës i janë drejtuar deputetëve nga koalicioni parazgjedhor e më pastaj si kundërpërgjigje deputetëve të koalicionit paszgjedhor. Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila në 23 korrik pezulloi vendimin e Kuvendit për zgjedhjen e kryeparlamentarit deri në vendimin e këtij institucioni për kërkesën e deputetëve të PDK-së, në 21 gusht do të mbajë seancën dëgjimore lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së zgjedhjes e më pas do ta marrë vendimin, i cili pritet para shtatorit.

Sipas deklaratave nga deputetë të PDK-së – koalicionit parazgjedhor, pritjet janë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të jetë në favor të tyre dhe në zhvillimet e mëtejshme mund të ketë edhe qeveri të spektrit të gjerë politik apo edhe mund të shkohet në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme.

Ndërsa, nëse Kushtetuesja legjitimitimon zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, deklaratat nga koalicioni paszgjedhor LDK-AAK-Nisma paralajmërojnë takime të tjera me Lëvizjen Vetëvendosje për marrëveshje të mundshme për të qenë pjesë e qeverisë së re e për të arritur 83 vota bashkë me deputetët e komuniteteve pakicë.

Kuvendi i Kosovës ka 120 deputetë dhe për zgjedhjen e qeverisë duhen së paku 61 vota. Koalicioni paszgjedhor, i deklaruar edhe si grup i përbashkët parlametar, ka 47 deputetë: LDK 30, AAK 11 e Nisma 6. Koalicioni parazgjedhor i PDK-së me katër parti të vogla ka 37 deputetë. Lëvizja Vetëvendosje ka 16 deputetë. Komuniteti serb ka 10 deputetë, e 10 të tjerë komunitetet tjera pakicë. /atsh/

Më Shumë

Kohë lufte

Enver Sulaj Sa të bukura janë fjalët Sa të trishtueshme dhembjet Kur sytë ke mbyllur E mbi kokë të rrinë engjëjt. Nuk është kjo jeta e ëndrrave As pikëshikimi i...

FPSRK në aksion për mbrojtjen e peshkut – konfiskohen rrjeta të paligjshme në Nashec, Krushë e Lukinjë

Federata e Peshkatarëve Sportivë dhe Rekreativë të Kosovës (FPSRK) ka zhvilluar aksion në terren për mbrojtjen e shumimit të peshkut në zonat Nashec–Prizren, Krushë...

Lajmet e Fundit