“Kosova Dogs”, dokumentar nga Malushi

Kosova Dogs-dokumentarDokumentari “Kosova Dogs”, nën regji të Blerdi Malushit e me skenar të Blerdi Malushit dhe Ismet Sijarinës, ka filluar xhirimet në prill të këtij viti dhe ato ende po vazhdojnë me intensitet.

“Kosova Dogs” flet për praninë e qenve endacakë në qytetin e Prishtinës dhe për gjetjen e një zgjidhje më të mirë se sa t’i shtypim me makinë apo t’i vrasim në mënyrë të organizuar. Agimi gjen zgjidhjen se çka të bëjë me këto kafshë që para luftës na kanë mbrojtur pragun e tani po i vrasim pasi dolën nga kontrolli.

“Dokumentari do t’i ofrojë publikut një informacion mjaft të mirë se si duhet t’i takojmë tani e tutje këto kafshë që janë aq të dashura për njeriun, vetëm duhet të dimë si t’i trajtojmë”, ka deklaruar regjisori Blerdi Malushi, shkruan Epoka e re.

“Kosova Dogs” është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës me 8 mijë euro dhe është prodhim i Maximus & Thumbs Up. Ky film besohet se do të jetë i gatshëm gjatë muajit dhjetor të këtij viti.

Më Shumë

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Vërshimet në Rahovec, institucionet diskutojnë masat e reagimit

Përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në Rahovec”, të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent me mbështetjen...

Lajmet e Fundit