14.8 C
Prizren
E enjte, 19 Shtator, 2024

Njëri prej të arrestuarve, synonte sulm në ‘DokuFest’

Arrestohet per terrorizem40 personat e arrestuar një ditë më parë nga Policia e Kosovës me akuzën e terrorizmit dhe pjesëmarrjes në luftërat jashtë vendit në radhët e organizatave të shpallura terroriste si ISIS dhe al-Nusra, u shoqëruan mesditën e së martës përpara gjykatës.

Për shkak të numrit të madh të personave të ndaluar, është dashur zhvendosja e gjykatës në një nga kinematë e Prishtinës.

Të arrestuarit u shoqëruan nën masa të forta sigurie nga ana e Policisë së Kosovës, ku ishin angazhuar edhe forcat speciale.

Njëri prej të arrestuarve dyshohet se kishte në plan të kryente një sulm në Doku Fest, ngjarja më e madhe kulturore në Kosovë, tha për Top Channel një burim zyrtar në kushte anonimati.

I njëjti person, thotë burimi, ka pasur për qëllim të dërgojë mesazh se Prizreni është qytet mysliman si kundërpërgjigje e donacioneve amerikane për festivalin.

Prokurori i çështjes, Blerim Isufaj, në një konferencë për shtyp tha se hetimet e luftës kundër terrorizmit vazhdojnë dhe në mesin e të dyshuarve ka edhe imamë xhamish, ndonëse ata nuk janë arrestuar.

Pyetjes së gazetarëve nëse grupi kishte në plan të kryente sulme terroriste, prokurori i rastit dha këtë përgjigje: “Aktualisht jemi në fazën e parë të veprimit. Nuk mund të konfirmojmë gjë tjetër, por të jeni të sigurt se do analizojmë çdo provë që kemi siguruar”.

Në kuadër të operacionit policor është mbyllur edhe xhamia që ka funksionuar në mënyrë ilegale dhe ku dyshohet se në kuadër të mësimeve fetare është bërë edhe rekrutimi i njerëzve për luftën e Sirisë.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se numri i të kërkuarve kalon 200-n, ndërsa në mesin e tyre është edhe një femër 23-vjeçare nga Komuna e Prishtinës, e cila dyshohet se ka shkuar në Siri.

Në listën e policisë, të cilën e ka parë Top Channel, është edhe serbi me inicialet D.J. nga komuna e Parteshit, i cili së fundmi është konvertuar në mysliman dhe ndodhet në Siri. Autoritetet dyshojnë se D.J. është i infiltruar nga shërbimi sekret serb.

Numri më i madh i të arrestuarve është nga qyteti i Ferizajt, gjithsej 11 të arrestuar, i pasuar nga Prishtina me tetë të arrestuar, Gjilani me shtatë, Prizreni dhe Mitrovica me nga pesë dhe katër në Pejë. /TCH/

Më Shumë

Policia shqiptoi mbi 2 mijë e 400 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2432 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Osmani e Kurti shfaqen afër njëri-tjetrit në Suharekë, disa ditë pasi Presidentja i tha të gjitha për raportet mes tyre

Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti janë shfaqur afër njëri-tjetrit, disa ditë pasi Osmani la të kuptohet se raportet mes tyre nuk janë...

Lajmet e Fundit