Komuna urdhëron rizbulimin e varrit ilir në Malishevë

Varri ilir në MalishevëKomuna e Malishevës ka dhënë urdhër që të hiqet tarraca që ka mbuluar varrin ilir në Malishevë.

Pronari i restorantit që e ka mbuluar atë, ka kohë deri të premten. Lokaliteti arkeologjik që mbrohet me ligj ishte mbuluar në fund të muajit të kaluar me kubëza betoni dhe ishte shndërruar në tarracë restoranti, shkruan Koha Ditore.

Nëse pronari i këtij biznesi, Tafil Mazreku, nuk e respekton urdhëresën që Komuna e Malishevës e ka lëshuar të martën, një gjë të tillë sipas autoriteteve komunale, do ta bëjnë organet e rendit. Ora 14:00 e ditës së premte është afati i fundit për heqjen e tarracës që Komuna u ka dhënë organeve të saj.

Por Mazreku paraprakisht i ka thënë gazetës të martën vonë se nuk do ta lejojë një gjë të tillë. Që ta rizbulojë vetë, as që e diskuton.

Zyrtarët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit planifikojnë që të dalin edhe një herë në terren për ta shqyrtuar rastin.

Më Shumë

Tejeci: Parku i Inovacionit në Prizren nuk po e përmbush funksionin ekonomik të pritur

Kryetari i Odës së Ndërmarrësve dhe Zejtarëve të Prizrenit, Afrim Tejeci, ka vlerësuar se Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, i promovuar që...

Bob Dylan feston 85-vjetorin, ikona që ndryshoi historinë e muzikës moderne

Sot shënohet 85-vjetori i lindjes së Bob Dylan, një prej figurave më të rëndësishme të muzikës moderne dhe autor i disa prej këngëve më...

Lajmet e Fundit