5.9 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

‘Monstra’, s’ka aktvendim nga shkalla e parë

Rasti Monstra-gjykataAktvendimi përfundimtar për rastin “Mostra” nuk është dorëzuar ende zyrtarisht. Dorëzimi sipas procedurës, bëhet brenda 60 ditëve nga shpallja e tij nga Gjykata. Kjo ka bërë që pala mbrojtëse të mos ngrejë procedurën e apelimit të verdiktit, në shkallën e dytë. Kështu sqaroi avokati mbrojtës Naser Raufi, i cili ritheksoi sot për ALSAT se pret më shumë profesionalizëm nga Gjykata e Apelit.

“sipas ligjit, në rastet më të komplikuara afati është deri në 60 ditë. Që prej shpalljes së aktvendimit, gjykatësi e ka të drejtën që për 60 ditë të shkruaj aktvendimin që është shpallur për rastin në fjalë. Deri tani ne nuk kemi pranuar asgjë, që do të thotë është e pamundur që edhe ta parashtrojmë ankesën. Diku rreth 30 gushtit, mbushen 60 ditët e vendimit dhe presim aktvendimit që të mund të parashtrojmë kërkesën. Kjo do të varet prej vetë aktvendimit se si do ta shpjegoje shkalla e parë, një vendim të tillë gjyqësorë, si do ta arsyetojë. Unë nuk e kuptoj se si mund edhe të shkruhet një aktvendim i tillë. Edhe ankesa jonë varet prej aktvendimit”, deklaroi Naser Raufi, Avokat mbrojtës, transmeton Alsat-M.

Raufi i quan të pabaza dhe jo logjike dëshmitë e prezantuara nga prokurorja Geshkovska. Sipas tij, parregullsitë që kanë hasur si palë mbrojtëse gjatë shqyrtimit të lëndës dhe gjatë marrjes së vendimit nga Gjykata Themelore, janë të shumta, ndaj nëse Gjykata e Apelit vepron me profesionalizëm, ajo do t’i hedhë poshtë ato. Në rast të tillë, Raufi thotë se nuk do të mjaftohet me fitimin e çështjes, por do të ngrejë procedura edhe ndaj Geshkovskës dhe Jankullovskës për shpërdorim të detyrës zyrtare.

“Nga përvoja ime, jamë shumë i sigurt se kjo do të korrigjohet tek Gjykata e Apelit, për arsye se vetë Gjyqi i Apelit është shumë më me eksperiencë dhe që përbën trup gjykues prej pesë gjykatësve që në rastin e parë nuk kanë qenë. Sipas ligjit janë dy gjykatës dhe tre ndihmës gjykatës. Sipas mendimit tim, këtë vendim nuk e ka marrë as Gjyqi, por prokuroria. Llogari do të kërkohet padyshim dhe si parakusht që aktvendimi të jetë i plotfuqishëm, mirëpo kjo është një etapë që vijon më vonë”, u shpreh Naser Raufi, Avokat mbrojtës.

Raufi për herë të parë përmendi edhe një shkelje tjetër gjatë hetimit të çështjes. Sipas tij, Prokuroria fillimisht kishte ndaluar Agim Ismailoviqin, Fejzi Azirin, Haki Azirin dhe Sami Lutën, thjesht si pjesëmarrës në akt, ndërkohë që si autor të saj dyshoheshin vetëm Afrim Ismailoviqin dhe Alil Demirin, por më pas i përfshiu edhe ata si fajtorë për veprën e njëjtë penale. Raufi kujtoi marrjen dëshmive në mungesë të tij, nxjerrjen më vonë të dëshmitarit të mbrojtur, si dhe dëshmi në të cilat pala mbrojtëse nuk ka qenë aspak në dijeni. Verdikti nga Gjykata Themelore u mor më 30 qershor, duke lënë në burg të përjetshëm 6 prej të ndaluarve, dy prej të cilëve në burg për vepër tjetër në Kosovë, ndërsa liroi nga akuza Sejdi Ramiun.

Më Shumë

Komuna e Dragashit dhe “Advancing Together” bashkëfinancojnë katër projekte

Në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar ndërmjet Komunës së Dragashit dhe OJQ "Advancing Together", sot u nënshkrua Marrëveshja për Bashkëfinancim të katër...

Komuna e Prizrenit merr vendim që tri hapësira parkingjesh të vihen në shërbim të mërgimtarëve

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka njoftuar se tri hapësira parkingjesh do të vihen në shërbim të mërgimtarëve gjatë festave të...

Lajmet e Fundit