-5.6 C
Prizren
E enjte, 1 Janar, 2026

Komuna e Suharekës synon marrjen e Damperit

SaliAsllanaj-ldkKomuna e Suharekës i ka hyrë seriozisht punës për të marrë objektin shumë hektarësh, që ndryshe në këtë komunë njihet si Damperi, raporton KTV.

Duke parë dështimet e privatizimit që kanë ndodhur dhe numrin e madh të të papunëve, kryetari i saj, Sali Asllanaj, po shpreson shumë se do t’ia arrijë qëllimit që përmes një marrëveshjeje të shkëmbimit të pronave me AKP-në, ta bëjë këtë objekt pronë komunale.

Asllanaj i ka thënë KTV-së se është i vetëdijshëm se do të duhet të presë në arritjen e qëllimit, duke e ditur se në AKP nuk ka kush vendos për këtë kërkesë, për shkak të mungesës së Bordit.

Kohavisioni ka kërkuar një përgjigje nga AKP-ja lidhur me këtë çështje, por nga kjo agjenci nuk i është përgjigjur askush kërkesës së televizionit.

Objekti i quajtur Damper ka hapësirë prej 33 hektarësh, kurse mbi 7 hektarë është hapësirë e mbyllur.

Në kohën kur AKM-ja kishte vendosur të shiste fabrikën e prodhimit të gomës “Ballkan”, dy kompani të njohura botërore i kishin hyrë garës për të blerë ndërmarrjen, me synimin që të merrnin edhe Damperin, mirëpo, ato u larguan nga gara dhe objekti mbeti nën mbikëqyrje të KFOR-it. Sipas të dhënave të fundit, komuna e Suharekës ka më shumë qytetarë të saj që jetojnë në shtetet e jashtme sesa në këtë komunë. Shumica e tyre janë larguar në pamundësi të gjetjes së një vendi të punës.

Më Shumë

Thyhet rekordi i 9 shkurtit, afro 900 mijë qytetarë dolën në zgjedhje

Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit kanë hyrë në histori sa i përket daljes së qytetarëve në vendvotimet brenda Kosovës. Sipas procesimit të më shumë se...

Ndërron jetë në moshën 91 vjeçare Brigitte Bardot, simboli seksi i viteve 1960

Brigitte Bardot, legjenda e kinemasë franceze dhe simboli seksi i viteve 1960, ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare. Bardot u bë e famshme ndërkombëtarisht...

Lajmet e Fundit