Zgjedhjet e reja, rikomponim i strukturës parlamentare

KuvendiKosoves5-27Janë dy parti që nuk u druhen zgjedhjeve të parakohshme, pavarësisht nga ajo se sa shpejt mund të organizohen ato.

Është Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka fituar zgjedhjet e fundit dhe Lëvizja Vetëvendosje e cila ka pasur rritje të ndjeshme krahasuar me zgjedhjet e parafundit parlamentare, shkruan Tribuna.

Analistët i shohin të arsyeshme ndrojtjet që kanë zyrtarët e partive të koalicionit paszgjedhor LDK-AAK-Nisma për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Megjithatë, mundësia që Kosova të shkojë në zgjedhje të reja nuk shihet si diçka që do të joshte qytetarët për t’ia mërsyer prapë kutive të votimit.

Mbajtja e zgjedhjeve për herë të tretë brenda një viti siç vlerësojnë analistët do të ishte një maltretim i madh për qytetarinë kosovarë, pasi që këta të fundit nuk janë të obliguar për t’iu ndihmuar subjekteve politike në krijimin e numrave për formim të institucioneve shtetërore.

Kjo sipas tyre, do të reflektonte mosrespektim të vullnetit të tyre qytetarë.

“Kjo ndodh pikërisht për shkak të mosrespektimit të vullnetit të këtyre qytetarëve e të cilën nuk e kanë për borxh që sa herë t’u teket politikanëve të dalin në zgjedhje në mënyrë që t’u ndihmonin atyre për të bërë numrat që do të mund të krijonin qeverinë, sipas tekeve dhe interesave të tyre personale partiake”, ka thënë Mushkolaj.

Më Shumë

Bashkimi sqaron marrëveshjen me Adrio Bailey

KB Bashkimi ka dalë me një sqarim zyrtar lidhur me kontratën e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për sezonin 2026/27. Sipas njoftimit të klubit, Bailey ka...

Arrestohet 27-vjeçari i dyshuar për vjedhje të rëndë në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas një operacioni hetimor disa ditor në Suharekë. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit