1.6 C
Prizren
E enjte, 16 Janar, 2025

Intelektualet shqiptarë sëbashku, dhe tonet për bashkim kombëtar të Shoqatës “Trojet e Arbrit”

nr gjakov sesionDisa ditë  me parë, pikërisht me 9 gusht në ambientet e Hotel “Europa” të qytetit hijerënd e heroik Gjakovës u mbajt sesioni  XII shkencor organizuar nga Shoqata “Trojet e Arbrit” me mbi 80 studiues, ku tema qëndrore ishte “Ripushtimi Jugosllav i Kosovës e i viseve të tjera(1944) dhe qëndresa Shqiptare”. Ky sesion shkencor afroi shqiptarët nga mbarë trojet etnike, pa harruar dhe diasporën që ka qënë gjithmonë avangard për çështjen kombëtare dhe ka ngritur zërin në veshin e shurdhër të korridoreve Diplomatike, për padrejtësit që ka bërë pushtuesi në trojet tona si dhe shpesh herë ka kontribuar si nga ana intelektuale por dhe financiare për kulturën, artin e historinë. Prania e kamrave nuk mungonte, si dhe të ftuar subjekte politike apo dhe organizata e shoqata të ndryshme duke lënë të kuptohet se kjo Shoqatë afron rrymat e ndryshme  politike por me frymë demokratike si dhe ka në përparësi unitetin e gjuhën e bashkimit dhe jo të përçarjes e urrejtjes.

Ky sesion filloi me përkujtimin e veprimtarëve të shquar që kanë qënë pjesë e përhershme e shoqatës Trojet e Arbrit si: Mark Avdyli, Hajriz Demaku e Dr.Pjetër Pepa, një ndër ata ishte dhe mjedologu Mentor Quku që u nda nga jeta në fund të majit të këtij viti, që ka qënë organizator i grupit të studiuesve për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Camerinë, një veprimtar i palodhur për kauzën kombëtare por dhe në fushën e letrave, studiues i shumë lamive të ndryshme, ku studimet mbi Mjeden ishin ata që e lartësuan dhe e bën të pavdekshëm e shembull për tu ndjekur, për këtë mbajti një kumtese të veçantë Znj. Fatbardha Saraçi. Por  fjalen në kujtim të tyre e mbajti shkurtimisht Nue Oroshi në cilësinë e nënkryetarit të Shoqatës.

Para fillimit të sesionit u ftua dhe këngetarja shqiptaro-amerikane Ardiana Mrijaj-Gjelaj që përformoi live dhe me çifteli  këngën “Thërret Prizreni mori Shkodër”, vajza e veprimtarit e studiuesit të mirënjohur Tomë Mrijaj-t. Pas duartrokitjeve nga të pranishmit, e morën fjalen përshëndetëse politikanët të ftuar nderit Z. Ramush Haradinaj, Z.Sulejman Gjana dhe Z.Artur Roshi.Fillimi i sesionit u hap nga Prof.dr.Muahmet Shatri që ftoi studiuesit të kumtojnë, pas disa orësh ligjerime u akomoduan në tavolinat e tyre për pauzen dhe pushimin e drekës që shërbeu për shtrëngime duarsh e dhurime librash si dhe diskutime për temat e sesionit, për ti lënë rradhë dhe pjesës së dytë të sesionit.Në sesionin e XII morën pjesë mbi 80 studiues që rrahen çështje të ndryshme dhe me mjaftë interes që do shohin dritën e botimit në vepren me karakter enciklopedik E djathta Shqiptare në Mbrojtje të Shqipërisë Etnike ashtu siç është bërë traditë për çdo sesion.  Ndër temat më të spikatura ishin plagët ende të pambyllura të këtij kombi luftarak që nuk kurseu bijtë e saj më të mirë për të ruajtur atë që i është mohuar me shekuj “lirinë” si: “Masakra e Tivarit”, “Roli i femres shqiptare gjatë dhe pas LDB”, “Veprimtaria e Ipeshkvit të Kosovës Imzot Mark Sopi”,“Lidhja e Dytë e Prizrenit dhe reflektimi i saj në politikën e shqiptarëve të Kosovës”,“Bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e arsimit gjatë viteve 70’ të shek.XX”,“Komiteti Kombëtar Shqipëria e Lirë 1949-1953”,“Mit’hat Frashëri për Kosovën”,“Kosova dhe Mustafa Kruja-nji dyshe e përjetshme”,“Karakteri i veprimtarisë së formacioneve të UNCSH në Kosovë dhe në trevat e tjera shqiptare(tetor1944-mars1945)”, “Masakrat dhe krimet e regjimit komunist, ndaj shqiptarve në Maqedonin Perendimore”,“ Vetëflijimet heroike të nacionalisëve mirditorë për të mos rënë të gjallë në duart e komunistëve”,“Vlerat njerëzore të atdhetarit Ndue Përlleshi”, “Burgosja e femrave të para pas ripushtimit (Marie Shllaku dhe Katarina Josipi)”, e shumë tema të tjera që nxjerrin në dritë atë pjesë të historisë që nuk është shkruar ose është shkruar sipas porosive të pushtetit në fuqi dhe e pasaktë. Siç vihet re temat ishin gjithëpërfshirëse por dhe specifike, qëllimi është për të ndriçuar figura historike të përbaltura jo me qëllim që ti bëj heronjë, por për të treguar se ata patën dhe vlera të tjera njerëzore, pasi rrethanat historike ishin disfavorizuese për të punuar më shumë se aq ose u gjendën në kohën dhe vendin e gabuar duke marr mbi vete përgjegjësi më të mëdha se shpatullat. Dhe vetë tema boshtë e sesionit ishte mjaft ngacmuese për studiuesit që janë munduar të sheshojnë dhe ballafaqojnë faktet apo krahasojnë  versionet zyrtare me ato jo zyrtare, të qartësojën vetën përballë atyre dokumentave që janë mbushur nga njerëz të papërgjegjshëm e që vjellin vrer e urrejtje, këta “historian” kanë harruar se gjyqi historisë s’mban anën e asnjëres palë. Shumë material janë të shkruara me gjuhën e urrejtjes, në forma të tilla që ekzistojnë vetem heronjët dhe tradhtarët, ku njëra palë duhej të ngrihej në pjedestal e tjetra të përplasej përtok, të përbaltej e denigrohej në të gjitha format dhe mjetet që pushteti i përdorte mjeshtërisht, kjo është bërë për 45-vite rresht në Shqipërinë politike.

Në histori nuk ka heronjë dhe jo-heronjë, nuk ka bardh dhe zi, historia dhe shkenca duhej bërë duke guxuar të thuash atë të vërtetë siq është lakuriqe. Ndër studiuesit që kumtuan mund të përmendim: Fatbardha Sarçi(Mulleti), Mr.sc.Nue Oroshi, Prof.dr. Muhamet Shatri, Tomë Mrijaj, Gjon Marku, Selman Etemi, Xhemal Meçi, Prof.dr.Bajram Xhafa, Rukije Rama, Leonora Laçi, Arbër Gashi, Avni Bilalli, Prof.dr.Jahja Drançolli. Xhuli Spahiu, Prend Buzhala, Skënder Lutfiu, Pal Canaj, Agon Rrezja, Izber Hoti, Mentor Kaqi, Remzije Zekolli,Reshat Kripa, Besim Morina, Enver Sulaj, Ismet Arifaj e shumë të tjerë duke qënë se numri i tyre arrinte në 84 ligjerues. Kryetari i Shoqatës propozoi që Insitutit të Studimeve Albanologjike të Prishtinës ti vihej emri Insituti Albanologjik Anton Cetta si dhe Instituti i Gjeografisë të emërohet me emrin e gjeografit të parë shqiptar profesor Ahmet Gashi.

Ndërsa nën-Kryetari Nue Oroshi para përfundimit të sesionit lexoi një deklaratë programore ku bëri me dije që do përgatitej një memorandumi drejtuar Fuqive të Mëdha për bashkimin e kombit Shqiptar në një shtet të përbashkët, marrja e një nisme kombëtare për pajtimin e gjaqeve dhe ngatërresave në trojet etnike shqiptare. Po ashtu vuri theksin, duke folur në emër të  Shoqatës që Shteti i Kosovës të ndal me mekanizmat e tij dhe forcën e ligjit që të pamundësoi veprimtaritë radikale e ekstremiste që nuk i sjellin asnjë dobi shtetit të ri.Fjalen e mbylljes e mbajti publicisti i ardhur posaqërisht nga SHBA-s  Tomë Mrijaj ku në fjalen e tij falenderoi në veçanti veprimtarin Sabri Maxhuni-Novosella për mbështetjen dhe kontributin që ka dhënë si pjesë e Shoqatës “Trojet e Arbrit”, megjithëse nuk ishte i pranishëm në këtë sesion, po ashtu Zoti Mrijaj u ndal tek domosdoshmëria e Bashkimit Kombëtar duke u shprehur se:“Shoqata “Trojet e Arberit”sot, në dekaden e dytë me 11 libra voluminoz s’do të ketë të ndalur deri në realizimin e ëndrres shekullore të çdo shqiptari, BASHKIMIN E TROJEVE”./Shkruan: Leonora Laçi/

Më Shumë

Rrugët e Prizrenit pastrohen nga bora

Drejtori i Shërbimeve Publike nw Prizren, Çelë Lamaj, ka bërë të ditur se mirëmbajtja dhe pastrimi i rrugëve nga reshjet e borës në komunën...

Fatos Kongoli sot feston ditëlindjen e 81-të, ndër përfaqësuesit më të mirë të letërsisë shqipe

Fatos Kongoli lindi më 12 janar 1944 në Elbasan dhe sot feston ditëlindjen e 81-të. Ai konsiderohet si një nga shkrimtarët më të mirë...

Lajmet e Fundit