Thaçi: Faleminderit Gjykatë Kushtetuese!

Thaci14-17aKryeministri në detyrë, Hashim Thaci, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë që praktikat e ligjshmërisë në vendin tonë, po forcohen çdo ditë.

“Shteti i Kosovës çdo ditë e më shumë po i forcon praktikat e respektimit të kushtetueshmërisë dhe të ligjshmërisë. Sot, Gjykata Kushtetuese tha fjalën e vet për rrjedhën e seancës konstituive të datës 17 korrik 2014 dhe i hapi rrugë formimit të institucioneve të Kosovës në përputhje me vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 8 qershorit.
Kosova ka vënë edhe praktikën e pranimit të vendimeve të institucioneve gjegjëse prandaj presim që të gjitha palët do ta pranojnë edhe këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese.
Partia Demokratike e Kosovës, si prijëse e proceseve shtetformuese, do të punojë intensivisht që sa më shpejtë të formohen institucionet e reja në Kosovë, në përputhje me mandatin që ka marrë nga qytetarët e Kosovës në zgjedhjet e përgjithshme dhe të fillojë të implementojë “Misonin e Ri” për zhvillimin ekonomik të Kosovës, hapjen e vendeve të reja të punës dhe procesin e pandalshëm të integrimeve evropiane.
Edhe në mandatin e ardhshëm, fryma e bashkëpunimit dhe e qasjes gjithëpërfshirëse në proceset madhore për vendin tonë, do të jenë bosht i angazhimit dhe filozofisë politike të Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar ai në profilin e tij në FB.

Më Shumë

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Puna u ndal paraditen e së hënës në vend-punishten e lagjes Arbana në Prizren. Kjo meqë rreth orës 9:00 këtu ndodhi një ngjarje e rëndë. Si...

Lajmet e Fundit