13.5 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Analistët: Vendimi i Gjykatës duhet pranuar nga të gjithë

GjykataKushtetuese-e-KosovesVendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese, në një formë i ka hapur rrugë formimit të institucioneve të reja në Kosovë.

Njohësit e rrethanave politike thonë se pavarësisht nervozizmit eventual të individëve të ndryshëm rreth këtij vendimi, ai duhet të pranohet nga të gjitha partitë politike ne vend, raporton RTK.

“Unë besoj se përkundër nervozizmave vendimi i Gjykatës kushtetuese duhet të pranohet dhe nuk e besoj se mundet dikush ta kontestojë atë”, thotë Naim Rashiti analist nga Grupi Ballkanik për Politika.

Por, cili do të jetë veprimi që duhet të ndërmerret tash pas këtij vendimi të Gjykatës?

Analisti Artan Muhaxhiri thotë se verdikti i Kushtetueses në një mënyrë i detyron partitë të ulen dhe të merren vesh rreth krijimit të institucioneve të reja.

“Nuk ka asnjë alternative tjetër për mos pranimin e vendimit të gjykatës Kushtetuese. Vendimi Gjykatës kushtetuese ne aspektin juridik e qartëson situatën por në atë politik duhet te ndryshohen koordinatat edhe brenda bllokut por edhe karshi Bllokut- PDK- dhe Vetëvendosje”, shprehet Muhaxhiri.

Vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese pritët të publikohet së shpejti. Zgjedhjet janë certifikuar më 4 korrik dhe seanca e parë e Kuvendit është mbajtur më 17 korrik.

Sipas Kushtetutës, partitë kanë kohë edhe së paku dy muaj për të formuar Qeverinë, nga momenti kur presidentja nominon mandatarin për formimin e ekzekutivit.

E, nominimi i mandatarit të Qeverisë pritet të ndodhë vetëm pasi të votohet kryetari i ri i Kuvendit.

Më Shumë

Përkujtohen dëshmorët e Brigadës 60 në Greiçec të Suharekës

Në fshatin Suharekë është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nder të dëshmorëve të Brigadës 60, ku janë kujtuar luftëtarët që ranë gjatë luftës çlirimtare. Në...

Vazhdon aksioni për largimin e mbeturinave inerte në Malishevë

Aksioni për largimin e mbeturinave inerte në territorin e Komunës së Malishevës po vazhdon edhe pas përfundimit të muajit të ambientit, duke u shtrirë...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit