Vazhdon me promovime Panairi i Librit në Prizren

Prishtine-panairi i librit14Sonte në kuadër të Panairit promovohet vepra “Vuajtje në Ethe” e autorit Gani Elshani, me fillim prej orës 19:00 në Kejin përballë Xhamisë së Sinan Pashës.

Panairi i Librit në Prizren sivjet ka nisur me datë 25 e do të zgjasë deri në ditën e fundit të këtij muaji. Sonte në kuadër të Panairit promovohet vepra “Vuajtje në Ethe” e autorit Gani Elshani, me fillim prej orës 19:00 në Kejin përballë Xhamisë së Sinan Pashës. Panairi tradicional i Librit organizohet nga Asociacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsim – “Akea” nga po ky qytet. Ky është edicioni i gjashtë i Panairit.

Ditëve të kaluara në këtë Panair janë promovuar libra nga të gjitha trevat shqipfolëse.
Shkrimtarja boshnjake nga Prizreni, Fehmije Murati ka promovuar krijimtarinë e vetë letrare për dashamirët e fjalës së shkruar në gjuhën boshnjake. Në takim u paraqitën kumtesa dhe u lexuan poezi të autores.

Vepra më e re e Nexhmedin Spahiut “Foshnjëria e kombit kosovar” u promovua në kuadër të Panairit të Librit “Prizreni 2014”. Me kumtesë për veprën në fjalë u paraqit profesori nga Universiteti i Sofjes, Anton Pançev. Pas elaborimit të tematikës së veprës, autori Spahiu u përgjigj në një mori pyetjesh nga publiku.
Panairi i Librit në Prizren ishte nikoqir edhe i promovimit të shkrimtarit Skënder Zogaj. Gjatë mbrëmjes u lexuan poezi të autorit dhe u paraqitën kumtesa. Programin e karakterizoi edhe shpërfaqja e një mori kujtimesh mes Skënder Zogajt dhe krijuesve tjerë letrarë nga Prizreni. / KultPlus.com

Më Shumë

Prizreni gati për spektaklin Kosovë – Shqipëri në basketboll

Palestra sportive “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë nikoqire e një tjetër ngjarjeje të rëndësishme basketbollistike, ku më 2 korrik, me fillim nga...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Lajmet e Fundit