Petrovic: Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës

Cedomir Petrovic-aktor serbAktori dhe regjisori Cedomir Petrovic, i biri i aktorit të njohur serb Miodrag Petrovic i njohur si “Ckalja”, në një tekst autorial, ka kërkuar nga Serbia që ta njohë pavarësinë e Kosovës. Sipas tij Beogradi duhet “vrapojë” drejt BE’së duke ia “futur thikën pas shpine Rusisë”.

Në shkrimin e tij, Petrovic ka thënë se Serbia nuk duhet të lejojë që BE t’i ndërpresë kontaktet me Serbinë.

“Ne kemi kërkuar që të na pranojnë. Ata na duhen neve si buka. Ne jo atyre. Qeveria e Serbisë duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Integritetin territorial të saj dhe sovranitetin. Të mos kundërshtohet marrja e karriges së Kosovës në OKB. Të vendosen marrëdhëniet diplomatike me Kosovës dhe të shkëmbehen ambasadorët me Kosovën” ka shkruar ai, citon Express.

“Ne gjithmonë numërojnë se cili shtet e ka njohur pavarësinë e Kosovës e kush jo. Aty shihen se kush janë miqtë, e cilët jo. Një budallallëk i papërshkrueshëm. Me këtë shihet se kush është pragmatik dhe kush i mençur dhe kush i mbron interesat e popullit të vet” ka shkruar ai.

Më pas Petrovic shkruan se “ po të kishim pasur trimëri dhe mençuri, që të parët ta kishim njohur Kosovën dhe ta kishim bërë krejt atë që kërkon Bashkimi Europian nga ne, tani me muaj apo edhe me vite do të ishim më afër përshtatjes së kapitujve të cilët duhet ti aprovojmë ashtu siç janë”.

“Kometa e Halley’t në qiell shfaqet pas 76 viteve. Janë të rrallë fatlumët që mund ta shohin dy herë në jetë. Nëse lëshojmë rastin e hyrjes në Bashkimin Europian, të cilin tash e kemi, tjetrin do ta përjetojnë vetëm gjeneratat e ardhshme. Nëse e presin atë”, ka shkruar Petrovic.

Më Shumë

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec vazhdon pastrimin e kanaleve të kullimit, punimet po zhvillohen në Fortesë

Drejtoria e Bujqësisë ka njoftuar se po vazhdon angazhimin e saj në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës bujqësore, me qëllim të krijimit të kushteve...

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Lajmet e Fundit