25.5 C
Prizren
E shtunë, 21 Qershor, 2025

Samiti për krizat madhore

NATO-Anders Fogh RasmussenPërpara samitit të shumëtrumpetuar të NATO-s, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Atlantiko-Veriore sqaroi se takimi i nivelit të lartë do të diskutojë çështje “krizash madhore”, ndërsa shtoi se organizmi që ai drejton përballet me sfida në fronte të ndryshme.

“Në këtë samit do të përpiqemi t’i gjejmë një përgjigje sfidave të shumta të sigurisë, ndërsa do të tentohet edhe përmirësimi i aftësisë së NATO-s për të vepruar me shpejtësi në rast nevoje”, tha Anders Fogh Rasmussen, transmeton TCH.

Ekzekutimin e gazetarit Steven Sotloff dhe videon e militantëve që tregonte vrasjen makabre, Rasmussen e dënoi me forcë: “Ky akt i tmerrshëm kriminal meriton ndëshkimin më të madh e ilustron mungesën e thellë të respektit të militantëve ndaj jetës njerëzore. Mendoj se komuniteti ndërkombëtar ka detyrimin ta frenojë përparimin e të ashtuquajturit shtet islamik, një grup terrorist që përbën një kërcënim real jo vetëm për Irakun e rajonin, por për të gjithë botën.”

Ramusseni shtoi më tej se angazhimi i NATO-s për sigurinë e përbashkët nënkupton se nëse ISIS-i kërcënon ndonjërin prej vendeve anëtare, atëherë Aleanca do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e aleatit të vet. Edhe pse i përshëndeti veprimet e Shteteve të Bashkuara në Irak, që kanë ndihmuar me sulme ajrore ofensivën kurde ndaj ekstremistëve, shefi i NATO-s shtoi se Aleanca vetë nuk ka marrë ndonjë kërkesë për ndihmë nga qeveria irakiane.

Nëse kjo do të ndodhte, vazhdoi ai, jam i bindur se aleatët e NATO-s do të reflektojnë me shumë seriozitet.

Në rend të ditës është edhe Ukraina. Aleanca do të mbajë më shumë trupa në kufirin lindor dhe takimi Uellsit synon ndër të tjera qe t’ia largojë Rusisë oreksin për aventura ushtarake në Europë.

Më Shumë

Kryeministri Kurti ua uroi diplomimin studentëve të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte folës kyç në ceremoninë e diplomimit të 450 studentëve të gjeneratës së vitit 2025...

U përurua Kabineti i Shkencave të Natyrës në shkollën “Hysni Rexhepi” në Prizren

Sot u përurua Kabineti i Shkencave të Natyrës në shkollën “Hysni Rexhepi” në Prizren, një investim i rëndësishëm në funksion të përmirësimit të cilësisë...

Lajmet e Fundit