4.2 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Sot 17 vjet nga vdekja e Nënë Terezes

NënaTerezëSot, bëhen 17 vjet nga vdekja e humanistes shqiptare, nobelistes dhe të bekuarës së Vatikanit, Nënë Tereza, dhe në Katedralen “Nëna Terezë” në Prishtinë, në orën 11:00 mbahet mesha solemne të cilën d

Në natën e festës “ E LUMJA NËNË TEREZA”,mesha ka nisur dje, në orën 18:00, duke vazhduar me adhurim me shenjtërimin sakrament, duke bërë kështu thirrje të shenjtë, duke u lutur për paqe në Lindjen e Mesme dhe për vizitë të suksesshme të Papa Francesku në Shqipëri, i cili këtë vizitë do ta bëjë atje më 21 shtator.

“Ejani të adhurojmë Zotin në Eukaristi.Nënë Tereza asnjë vepër të saj nuk e ka nisur pa adhuruar Zotin në Eukaristi. t””i përngjajmë edhe ne asaj me lutje e adhurim. E Lumja Nënë Tereza – Lutu për ne! Ejani ta nderojmë bijën tonë të shenjtë, Nënën e Njerëzimit, Ambasadoren e popullit tonë të lashtë!”, është thirrja për të marrë pjesë në meshën e të premtes në Katedrale.

Në nderim të veprës së Nënës Terezë, kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, do të bëjë homazhe pranë shtatores që gjendet në qendër të qytetit në Gjakovë.

Nënë Tereza, emri i plotë i së cilës, është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, ka lindur më 26 gusht të vitit 1910, në Shkup.

Ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, kurse me 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani.

Në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel për Paqen, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Haste vështirësi për të folur rrjedhshëm Shqip pas një largimi prej 70 vjetësh dhe qëndrimi në ambiente joshqiptare, por ajo kurrë nuk e ka mohuar origjinën e saj shqiptare.

Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel më 1979, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezën se nga ishte.

Ajo deklaroi: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.

Ajo ishte nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47,000 viktima të lebrozes në 54 klinika, kujdesej për 3,400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitim e bonjakë.

Këto janë shifrat e mesit të viteve ””80, dhe deri sa Nënë Tereza ishte gjallë dhe sot e kësaj dite shifrat kanë ndryshuar shumë.

Gonxhja mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup, ku po ashtu e kreu dhe gjimnazin, por në gjuhën serbo-kroate.

Pasionet e rinisë së Gonxhes ishin tre: të bëhej mësuese, të shkruante dhe recitonte poezi dhe të kompozonte e të luante muzikë. Emrin “Tereza” e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë.

Ajo ka ndërruar jetë më 5 shtator të vitit 1997 në Kalkuta të Indisë, dhe janë shkruar e shkruhen edhe sot e kësaj dite me qindra vepra për të Lumën Nena Terezë.

Më Shumë

Shënohet 66-vjetori i lindjes së poetit Xhevdet Bajraj

Ditëlindja e 66-të e poetit Xhevdet Bajraj mblodhi dashamirë dhe entuziastë të fjalës artistike në Bibliotekën Komunale “Sulejman Krasniqi” në Rahovec. Me këtë rast...

Bashkimi mposht Rahovecin pas vazhdimeve në një përballje dramatike

Në një përballje emocionuese në palestrën "Mizahir Isma", Bashkimi arriti të triumfonte ndaj Rahovecit 029 me rezultat 93:88 pas vazhdimeve. Ndeshja ishte e baraspeshuar dhe...

Lajmet e Fundit