26.3 C
Prizren
E enjte, 21 Gusht, 2025

Britania, mbi 500 xhihadistë në Siri

Al-Nusra ne SiriMbi 500 britanikë llogariten të kenë udhëtuar drejt Sirisë tri vitet e fundit, për t’u bashkuar me rebelët në vendin e gjunjëzuar nga konflikti.

30 prej tyre, sot shprehen të zhgënjyer nga rrjedha që ka marrë lufta; janë të lodhur e duan të kthehen mbrapsht. Por, kërcënimi i burgut i mban akoma në Siri.

Një person kontaktoi në emër të grupit me profesorin Peter Neumann, të Qendrës Ndërkombëtare të Studimit të Radikalizimit dhe Dhunës Politike në Londër, për t’i treguar se si këta dhjetra vetë, që shkuan në rajon për të ndihmuar në përmbysjen e Bashar al-Assadit, tani janë të pakënaqur me faktin që fraksionet rebele po i kthejnë armët nga njëra-tjetra.

“The Times” citon burrin e paidentifikuar të pohoje se do të ktheheshin pa hezitim në Britani, po të mos i druheshin burgut.

“Ne erdhëm në Siri për të luftuar regjimin, por përfunduam në mesin e një lufte mes bandash rivale. Nuk ishte ky qëllimi ynë, megjithatë edhe po të kthehemi mbrapsht në vendin tonë nuk na pret gjë tjetër veç burgut”, shprehet ai.

Neumann thotë se dënimi për këtë kategori mund të shkojë deri në 30 vjet heqje lirie. Ai beson se gati një e pesta e britanikëve, të cilët luftojnë në Siri, duan të largohen prej andej dhe ndan bindjen se për xhihadistët, që nuk i përkasin vijës së ashpër, mund të gjendet një zgjidhje.

Këta njerëz mund të përdoren për t’i treguar rekrutëve potencialë se realiteti i luftës nuk ka shumë të përbashkëta me imazhin e ofruar nga propaganda e ISIS-it. Nga 250 britanikët e kthyer prej rajonit të trazuar, të paktën 40 janë vënë në pranga e përballen me gjyqin nën akuzën e terrorizmit.

Më Shumë

Policia shqipton mbi 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2361 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit. Në 24 orët e fundit janë raportuar 83 aksidente...

Ngriten 10 hektarë pemishte me dredhëza dhe boronica në Komunën e Prizrenit

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se në kuadër të projektit me bashkëfinancim “Ngritja e pemishteve me pemë të imta – dredhëza dhe...

Lajmet e Fundit