Mustafa: Blloku nuk prishet, edhe nëse shkohet në zgjedhje

Isa Mustafa LDKLideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se nuk do të prishet koalicioni i ndërtuar me AAK-në e Ramush Haradinajt e NISMËN e Fatmir Limajt, pavarësisht mundësisë për të shkuar në zgjedhje të reja nacion.

Ja edhe reagimi i plotë i Isa Mustafës në Facebook:

Koalicioni LDK, AAK dhe Nisma nuk prishet, por vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje. Dhe prapë do të fitojmë.

LDK, AAK dhe Nisma kanë përkrahjen e shumicës së deputetëve në Kuvendin e Kosovës. PDK me partitë e koalicionit nuk kanë dëshmuar se e kanë shumicën, dhe ajo do ta shfrytëzoj rastin edhe në Seancën e 12 Shtatorit të provojë ta dëshmojë këtë. Nëse dikush mendon se deputetët janë të detyruar të votojnë vetëm për kandidatin e PDK-së , atëherë në Kosovë ka mbaruar demokracia.

Por si po sillen gjërat nuk është e papritur që Gjykata Kushtetuese, ta merr rolin e ajatollahut, ta zgjedh Kryetarin e Kuvendit dhe ta shpallin veten organ suprem të Kosovës.

Më Shumë

Prizreni pret takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës do të mbajë sot në Prizren takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë...

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministri në deryrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje...

Lajmet e Fundit