Presidentja refuzon ndërmjetësimin

Atifete jahjagaPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga nuk do të ndërhyjë në mosmarrëveshjet e subjekteve politike para seancës konstituitive, edhe pse tashmë e di se dy blloqet politike nuk pranojnë të arrijnë marrëveshje për tejkalimin e ngërçit politik.

Arbër Vllahiu, këshilltar për media i presidentes Jahjaga, ka thënë për Top Channel përmes një përgjigjeje elektronike se ndërhyrja në cilëndo pjesë të punës së Kuvendit të Kosovës do të përbënte ndërhyrje në mandatin e deputetëve, do të rrezikonte kryerjen e veprimeve jokushtetuese dhe do të krijonte një situatë të padenjë për vetë Kuvendin.

Sipas këshilltarit të parë të presidentes Jahjaga, zgjidhjet duhet të kërkohen mes vetë deputetëve të Kuvendit, brenda mandatit të tyre kushtetues dhe përgjegjësive që kanë ata vetë ndaj qytetarëve të vendit, por edhe ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Por, në rast se në seancën e së premtes sërish gjërat shkojnë keq dhe nuk përfundon konstituimi i Kuvendit, atëherë presidentja pritet të ndërhyjë.

Kjo, pasi zëdhënësi Arbër Vllahiu ka thënë se lehtësimi i procesit të diskutimeve ndërmjet forcave politike mund të bëhet në rast të bllokimit të të gjitha proceseve edhe në Kuvend dhe në përgjithësi në vend.

Por edhe në këtë rast, Vllahiu ka bërë të ditur se presidentja nuk imponon zgjidhje, pasi marrëveshjet politike të të gjitha llojeve dhe ndërmjet cilitdo subjekt politik janë jashtë përgjegjësive të Presidentes së Kosovës.

Më Shumë

Në Prizren promovohet lëvizja e gjelbër, shpërndahen 50 biçikleta për familjet në nevojë

Dje, u mbajt me sukses ceremonia e shpërndarjes së biçikletave në kuadër të projektit “ReCycle4Future – Projekti për Rikthimin e Biçikletave në Përdorim sipas...

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Lajmet e Fundit