6.4 C
Prizren
E mërkurë, 14 Janar, 2026

Zmbrapset Haraqija

Astrit HaraqijaNjëri nga themeluesit e Listës ‘LDK-Ibrahim Rugova’, Astrit Haraqija, është zmbrapsur nga ultimatumi i dhënë kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

Ditë me parë Haraqija pati kërcënuar Mustafën, se ka afat deri të martën për të hequr dorë nga bllokimi i krijimit të institucioneve të reja, në të kundërtën, ka paralajmëruar se një grup i deputetëve brenda LDK-së të përkrahur nga ai, do të ndërmarrë hapa për krijimin e institucioneve duke aluduar në dhënien e votës së tyre për kandidatin e PDK-së për kryetar të Kuvendit.

Por tri ditë me vonë, Haraqija i ka ndryshuar fjalët. Tani ai po e mohon t’i ketë dhënë ndonjë ultimatum Mustafës, megjithëse thotë se brenda LDK-së ka njerëz që mendojnë ndryshe nga Isa Mustafa. “Unë ultimatum nuk i kam dhënë shokut Isë. Por ka njerëz brenda LDK-së, që mendojnë ndryshe”, ka thënë Haraqija, duke shtuar se ende ka kohë për ta zbatuar në praktikë qëndrimin e tij dhënë ditë me parë.

Sipas tij, drejtuesit e LDK-së, janë në panik dhe se po frikësohen se nuk i kanë nën menaxhim deputetët e tyre. “Ata janë në panik, e jo unë. A po e sheh qysh po prononcohen si në kohen e xhaxhit Enver”, është shprehur Haraqija për gazetën Tribuna.

Më Shumë

Fillon regjistrimi i dëmeve nga përmbytjet në Rahovec, afati deri më 14 janar

Komuna e Rahovecit ka njoftuar fillimin e procesit të regjistrimit dhe vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga reshjet e fundit dhe përmbytjet. Sipas njoftimit, të...

Sindikata e Policisë: Familjet e policëve të rënë nuk janë paguar gjatë muajit dhjetor

Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur shqetësimin e thellë lidhur me atë, siç thotë SPK, mospagesën e familjeve të policëve të rënë gjatë...

Lajmet e Fundit