14.2 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Reagon Mustafa: Nuk synojmë ta rrëzojmë presidenten Jahjaga

isa mustafa 3(E plotësuar) Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka demantuar lajmin se po bëhet ndonjë plan që synon shkarkimin e presidentes nga LAN dhe VV.

Mustafa sot ka shkruar se koalicioni VLAN e respekton mandatin e presidentes së vendit, Atifete Jahjaga. Ai nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook thotë se bashkimi i këtyre partive është programor, ndërsa për këtë synon qeverisjen e mirë të vendit.

“Lidhja Demokratike e Kosovës dhe partnerët e koalicionit respektojnë mandatin e Presidentes. Këtë e dëshmon edhe marrëveshja LDK, AAK dhe Nisma si dhe konfirmimi i bashkëpunimit në bazë të kësaj marrëveshje edhe me Lëvizjen Vetëvendosje. Bashkimi ynë është programor dhe ka për qëllim qeverisjen e mirë të vendit”, shkruan Mustafa.

Ndryshe, reagimi i Isa Mustafës, vije pasi një gazetë nga vendi ka shkruar se VLAN po synon shkarkimin e presidentes, për shkak se tek ta kishin nisur bindjet se nuk do të mund ta marrin kryeparlamentarin. Për këtë po planifikohej gjoja se LDK-së t’ia jepnin postin e presidentit.

 

Blloku synon ta shkarkojë presidenten

Atifete jahjagaSituata politike e krijuar pas 8 qershorit, kur LDK-AAK-Nisma krijuan një bllok që kundërshton çdo negociatë me PDK-në tash e tre muaj ka sjellë para opinionit skenarë të mundshëm për të marrë pushtetin.

Blloku me votat e veta dhe të minoriteteve i bënë 67 deputetë që i mjaftojnë të bëjnë qeverinë, por edhe kryeparlamentarin. Mirëpo, meqë kryeparlamentari, sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese i takon PDK-së, blloku sërish po synon të marrë deputetë dhe këtë e ka arritur.

Me një marrëveshje me Vetëvendosjen ata i kanë bërë gjithsej 83 deputetë dhe kjo përveç shumë arsyeve të tjera, siç mësohet nga burime të sigurta të gazetës Tribuna, ka edhe një qëllim prapa. E ky është posti i presidentit.

Më Shumë

Komuna e Malishevës organizon vizita për orientim në karrierë për nxënësit e klasave IX

Drejtoria për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës ka miratuar realizimin e vizitave të nxënësve të klasave të nënta në Shkollën e Mesme...

Arrestohet një person në Prizren, ishte në kërkim për vrasje të rëndë nga viti 2014

Policia ka arrestuar në Prizren një nga personat më të kërkuar nga drejtësia kosovare, A. P., i dyshuar për vrasjen e rëndë të H....

Lajmet e Fundit