Blloku me strategji për lodhjen e PDK-së

Blloku VVLDK-LVV-AAK-Nisma ndërrojnë qasjen për kryeparlamentarin, shkruan sot Koha Ditore.
Isa Mustafës nuk do që t’i kontestohet zgjedhja e mundshme në postin e kreut të Kuvendit.

Prandaj blloku LDK-LVV-AAK-Nisma do ta lërë PDK-në që ta provojë me kandidatin e saj derisa të lodhet një ditë dhe të lëshojë pe.

Deputetja Vjosa Osmani ka thënë se, sa herë që të provojë, aq më shumë PDK-ja do të dështojë dhe aq më shumë do të dëshmojë para qytetarëve të Kosovës që nuk ka partner.

PDK-ja nuk lëshon pe nga e drejta e saj për ta zgjedhur kryeparlamentarin, me arsyetimin se do të bënte shkelje kushtetuese, e blloku opozitar, për të mos bërë gabimin e parë, ka vendosur që ta sfidojë partinë e Thaçit “deri në pakufi”./Koha ditore/

Më Shumë

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Lajmet e Fundit