Policia në Prizren konfiskon biçikletat e parkuara afër shtatores së Xhevat Berishës

bicikleta2Qytetarët e Prizrenit, i ka shtyrë të qeshë një veprim i djeshëm  i Policisë së Kosovës. Këta të fundit kanë konfiskuar disa biçikleta të cilat ishin të lidhura në trotuaret përreth sheshit Shatërvan, kryesisht përreth rrethojave të përmendores së heroit Xhevat Berisha.

Një grup ‘prizren.live’, ka publikuar në kanalin youtube një video, ku është xhiruar ky aksion i Policisë.
Videoja e cila po shpërndahet edhe në rrjetin social facebook po kritikohet nga shumë qytetarë.

Por Policia e Prizrenit ka një shpjegim. Hazir Berisha, zëdhënës në Policinë rajonale të Prizrenit ka thënë për KosovaPress, se ky aksion është bërë për mbrojtjen e përmendores, të cilët qytetarët po i lidhin biçikletat e tyre përreth saj.

“Dje Policia e Kosovës ka angazhuar një kompani për bartjen e automjeteve e kontraktuar nga komuna, për të larguar biçikletat e lidhura përreth përmendores së heroit Xhevat Berisha. Këto biçikleta rezultojnë të jenë të pronarëve që kanë lokale në atë vend. Atyre u është tërhequr vërejtja, por që kanë vazhduar t’i lidhin biçikletat, ndërsa sot ato janë konfiskuar”, ka thënë Berisha për KosovaPress.

Sipas Berishës, kjo është një anomali, që biçikletat të lidhen për hekurat e një përmendore, gjë që sipas tij është keq edhe për syrin e shumë turistëve që ka qyteti i Prizrenit.

Më Shumë

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Puna u ndal paraditen e së hënës në vend-punishten e lagjes Arbana në Prizren. Kjo meqë rreth orës 9:00 këtu ndodhi një ngjarje e rëndë. Si...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit