34.8 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Agani: Është koha të reflektojë blloku

FeridAgani-pdKryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, ka vlerësuar se vetëm me marrëveshje politike do të tejkalohet ngërçi i krijuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit. Agani ka thënë se situata politike është mjaft e tensionuar dhe në kundërshtim me interesat e qytetarëve të vendit.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, ai ka shprehur optimizëm se liderët e partive politike do të gjejnë forcë për të arritur një marrëveshje politike për tejkalimin e ngërçit.

“Situata politike në vend është mjaft e tensionuar, në kundërshtim me interesat e qytetarëve të vendit si dhe në kundërshtim të zhvillimit ekonomik e shoqëror në përgjithësi. Them se ky ngërç duhet të përfundojë sa më shpejt që është i mundur. Rrugëdaljen nga ky ngërç politik që po e pamundëson formimin e institucioneve të vendit e shoh vetëm nëpërmjet arritjes së një marrëveshje politike ndërmjet partive të koalicionit të ‘Misionit të Ri’, përkatësisht të Partisë Demokratike të Kosovës si lidere e këtij koalicioni dhe partive të cilat janë grumbulluar në të ashtuquajturin bllok opozitar politik”, ka deklaruar Agani, duke shtuar se deputetët e koalicionit LDK-AAK-Nisma-VV duhet të reflektojnë në mënyrë të përgjegjshme në obligimin e tyre kushtetues për ta zhbllokuar procesin e themelimit të institucioneve.

“Mendoj se partitë e bllokut opozitar duhet të reflektojnë në mënyrë të përgjegjshme në obligimin kushtetues që ta votojnë kandidatin e propozuar nga koalicioni parazgjedhor, sepse ky është detyrim kushtetues dhe këtë e ka qartësuar Gjykata Kushtetuese duke përjashtuar çfarëdo mundësie që të votohet ndonjë kandidat i partive të tjera, sepse si grup më të madh parlamentar Kushtetuesja e ka definuar PDK-në dhe partnerët e saj të koalicionit”, është shprehur Agani.

Sipas tij, është koha e qëlluar që presidentja e vendit të ndërhyjë në proces duke mbledhur liderët e partive relevante për të gjetur një emërues të përbashkët, i cili do t’i bashkojë të gjithë rreth interesave të qytetarëve të vendit.

Lideri i PD-së ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk janë në interes të qytetarëve. Agani ka folur edhe për tërheqjen e deputetit të PD-së, Gëzim Kelmendi, nga grupi parlamentar i PDK-së. Ai ka thënë se ky vendim i Kelmendit nuk e luhat qëndrimin e Partisë së Drejtësisë që të jetë pjesë e koalicionit me PDK-në.

Më Shumë

Prizreni më i nxehti në histori: Top 10 temperaturat ekstreme në Kosovë

Kosova po përjeton ditë me temperatura jashtëzakonisht të larta, duke arritur vlera mbi 35 gradë Celsius në shumë qytete. Këto kushte ekstreme të motit kanë...

Kroaci: 500,000 shikues për këngëtarin ekstremist

Më 5 korrik mbahet koncerti më i madh në historinë evropiane në Zagreb: Gjysmë milioni bileta janë shitur për koncertin e yllit të muzikës...

Lajmet e Fundit