17.8 C
Prizren
E mërkurë, 14 Maj, 2025

Qeveria miratoi projekt rregulloren për gjuhen e shenjave

Qeveria e KosovesKabineti qeveritar u mblodh sot për të marrë disa vendime, ndërsa nuk pati asnjë deklaratë tjetër jashtë pikave të rendit të ditës.

Edhe pse mediat kërkuan që dikush të dalë në konferencë për media, nga ana e anëtarëve të Qeverisë nuk pati gatishmëri. Ndërkohë gjatë mbledhjes, kabineti qeveritar mori vendim për shpronësimin e disa pronave që prekin linjën energjetike Kosovë-Shqipëri dhe një projektrregullore që u ndihmon personave të shurdhër në vend.

Qeveria e Kosovës miratoi projektrregulloren për ofrimin e shërbimeve në gjuhën e shenjave në Republikën e Kosovës. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se me këtë projektrregullore përcaktohen rregullat dhe procedurat për ofrimin e shërbimeve në gjuhën e shenjave dhe qasjen e shërbimit të interpretimit nëpërmjet interpretëve të gjuhës së shenjave për personat e shurdhër në Republikën e Kosovës.

“Qëllimi i kësaj rregulloreje ka për detyrë që të implementojë programin kombëtar për zyrtarizimin e gjuhës së shenjave dhe në thelbin e tij ka për qëllim që të komunikojë dhe t’i japë mundësi këtij komuniteti që t’i gëzojë të drejtat e plota të njeriut dhe njëkohësisht të njihen edhe me të drejtat e tyre, por edhe me zhvillimet tjera në vendin tonë”, tha Kuçi.

Ndërkohë, kabineti qeveritar mori vendim edhe për disa shpronësime të pronave që prekin linjen energjetike Kosovë-Shqipëri. Zëvendësministri i Mjedisit, Ferat Shala dha detaje për këto shpronësime.

“Pronat e paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat prekin linjen energjetike 400 kilovoltëshe Kosovë-Shqipëri segmenti i dytë prej 32 kilometrash, që nënkupton zonat kadastrale të komunës së Drenasit dhe Malishevës”, tha Shala.

Ndryshe, në këtë mbledhje, siç nuk ndodhë zakonisht, kryeministri Hashim Thaçi nuk foli asgjë tjetër përveçse ua dha fjalën ministrave. Ndërkohë, mediat kanë kërkuar nga zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi që të paraqitet në konferencë për media ai apo ndonjë ministër tjetër, mirëpo nuk pati gatishmëri nga ana e tyre.

Më Shumë

Bexhet Xheladini rikandidon për Dragashin nga radhët e LDK-së

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini ka bërë të ditur se ka gjasa të mëdha që të rikandidojë për një mandat të ri...

Bashkimi synon barazimin ndaj Trepçës për të ruajtur shpresat për titullin kampion

Superfinalet e “Play-off”-it në ProCredit Superligën e Kosovës janë në kulmin e tyre, dhe përballja mes Bashkimit dhe Trepçës po vazhdon të ofrojë emocion...

Lajmet e Fundit