Kërkimi i sqarimeve shtesë nga Kushtetuesja vlerësohet i pakuptimtë

Enver Hasani-GjKKGjykata Kushtetuese megjithëse nxori aktgjykimin për seancën konstituive, prej atëherë ngërçi politik vetëm sa u thellua. Mirëpo, për të tejkaluar këtë situatë, presidentja Atifete Jahjaga pritet që sërish t’i drejtohet kushtetueses.

“Koha Ditore” raporton se me qëllim të zgjidhjes së situatës aktuale, Presidentja do ta dërgojë një lëndë të re në Kushtetuese dhe se për këtë arsye, punës do t’i kthehet sërish edhe gjyqtari amerikan Robert Carolan.

Kërkimi i sqarimeve shtesë nga Kushtetuesja vlerësohet i pakuptimtë nga ekspertët kushtetues.

Riza Smaka thotë se Gjykata Kushtetuese s’ka legjitimitet e as kuorum të nxjerrë vendime të reja. Smaka thotë se zgjidhja mund të gjendet në kuvend dhe se roli i presidentes është tejet i kufizuar.

Por, meqë gjykata është lëshuar në interpretime, opinionisti Arben Ahmeti beson se nga kjo situatë nuk mund të dilet pa iu drejtuar sërish Gjykatës Kushtetuese, raporton KTV.

Bëhet e ditur se gjyqtari amerikan Robert Carolan do të kthehet sërish në kushtetuese, prej nga para pak ditësh ishte tërhequr. Carolan do të shërbejë përkohësisht, derisa të trajtohet lënda që pritet ta adresojë presidentja Jahjaga.

Më Shumë

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Lajmet e Fundit