7.9 C
Prizren
E hënë, 26 Janar, 2026

Berisha thirrje për protesta: Të rrëzojmë klikën Rama-Meta?

Sali BerishaaIsh kryeministri Berisha iu ka bërë thirrje shqiptarëve të ngrihen në protesta për të rrëzuar pushtetin Rama-Meta.

“Situata është në emergjencë kombëtare, siguria është zero dhe pushteti po bashkëpunon me kriminelë dhe trafikantë”, u shpreh mes të tjerash Berisha, në fjalën e tij gjatë punimeve të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike që po mbahet sot në Tiranë.

“Sot më shumë se kurrë është ora jonë, ora e lirisë, të përzëmë sa më parë nga pushteti klikën më të rrezikshme të Evropës, klikën Rama-Meta. Nga kjo betejë varet fati i integrimit europian. Opozitë do të thotë para së gjithash protesta, protesta, protesta. Revanshi i terrorit të Aleancës së qelbësirave po vjen gjithnjë e në rritje, ne do e përballojmë këtë duke shtuar çdo seksion tonin në të katër anët e vendit. Jemi në emergjencë kombëtare, pushteti po ndahet me kriminelë dhe tarfikantë droge.

Të gjithë në sulm në mbrojtje të lirive tona në të gjitha format dhe protestat. Siguria dhe liria është zero, është në duart e krimit, gjendja është në emergjencë kombëtare. Rama është armiku më i egër pas Enver Hoxhës, që ka pasur ndonjëherë skena politike shqiptare,” tha ish kryetari i PD Sali Berisha.

Berisha ka folur edhe për dorëheqjen e tij më 26 qershor 2013, duke theksuar se ai e ka bërë zgjedhjen e tij dhe se tashmë duhet mbështetur udhëheqja e re që do dal nga ky Kuvend, bashkë me kreun e ri Lulzim Basha. Ndërsa ka shprehur falënderimet e tij për mbështetjen e demokratëve shqiptarë ish lideri i PD-së tha:

“Dua të mbështesni udhëheqjen tonë të re që do dal nga ky Kuvend dhe kryetarin Lulzim Basha, sepse sa i përket Sali Berishës unë e kam bërë zgjedhjen time. Së bashku kemi bërë realitet ëndrra të bukura, anëtarësimin në NATO, lirinë e Kosovës etj. Unë dhashë dorëheqjen nga drejtimi i PD më 26 qershor. Por edhe dy jetë po të kisha do punoja ditë e natë, dhe nuk do të arrija të shpërbleja atë që keni bërë për mua, ndaj dhe do vazhdojë së bashku me ju betejën për të arritur fitoren. Fitorja është për guximtarët, dhe demokratët të tillë janë,” tha ish kryeministri dhe ish lideri PD-së Sali Berisha.

Më Shumë

Avokatët ankohen: Të arrestuarit pa ushqim dhe pije që nga mëngjesi

Avokatët e disa personave të arrestuar nën dyshimet për manipulim votash i janë drejtuar me ankesë gjykatës, duke ngritur shqetësime për kushtet e trajtimit...

Autoambulanca mbërrin në Gjykatën e Prizrenit, dikujt dyshohet se iu përkeqësua shëndeti

Autoambulanca ka arritur para objektit të Gjykatës Themelore në Prizren, ku pas pak pritet të nisë seanca dëgjimore ndaj 109 të arrestuarve për manipulim...

Lajmet e Fundit