18.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Jahjaga e ka mbështetjen e ndërkombëtarëve

Jahjaga14-23E vetme presidentja Atifete Jahjaga nuk mund të ndikojë te dy blloqet politike për zgjidhjen e ngërçit politik, vlerësojnë analistët politikë.

Por sipas tyre, nëse ajo e ka mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe këtë ua bënë të qartë liderëve politikë, atëherë mund të ketë zgjidhje të shpejtë të këtij ngërçi.

Analisti Albert Krasniqi thotë se nuk është në kompetencën e presidentes të imponojë ndonjë marrëveshje mbi partitë politike, ngase deputetët janë të lirë që me vullnetin e tyre të zgjedhin përfaqësuesit që mendojnë se janë më të mirët. Por Krasniqi thotë se presidentja duke pasur një përkrahje ndërkombëtare mund të ndikojë tek subjektet politike, por e vetme nuk mund të imponojë kurrfarë marrëveshje.

“Presidentja ka kompetencë të ofrojë një alternativë por jo të imponojë atë alternativë. Nuk po pres një zgjedhje të shpejtë, nëse asnjë prej palëve nuk heq dorë. Nëse ka një mbështetje ndërkombëtare dhe kjo bëhet e qartë tek liderët, atëherë mendoj se zgjidhja është më e afërt”, tha Krasniqi për Radio Kosovën.
Kurse analisti Artan Muhaxhiri thotë se presidentja është në një pozicion delikat, ngase sipas tij, në njërën anë i mungon legjitimiteti i votave, por në anën tjetër e ka mbështetjen ndërkombëtare.

“Pra ajo duhet të balancojë mes këtyre dy pozicioneve, mirëpo edhe vetë partitë e dinë se presidentja e ka këtë rol, prandaj ndoshta edhe pesha e fjalës së presidentes do të jetë në një aspekt në mënyrë indirekte pesha e fjalës së bashkësisë ndërkombëtare, kryesisht e ambasadës amerikane”, tha Muhaxhiri për Radio Kosovën.

Gjithsesi, sipas analistëve, mbështetja ndërkombëtare, sidomos ajo amerikane, për presidenten u pa gjatë takimeve të saj ndihmëssekretarën amerikane Viktoria Nuland, e cila i ka dhënë mbështetje presidentes Jahjaga në përpjekjet e saj që me liderët e partive politike të Kosovës të gjejë mënyrën për të ecur përpara në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Më Shumë

Nait Hasanit nuk i lejohet t’i vizitojë ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri dhe njëri nga themeluesit e UÇK-së, Nait Hasani, kishte bërë kërkesë për t’i vizituar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup...

Serbia arreston edhe dy kosovarë

Dy persona, përkatësisht shoferi dhe konduktori i autobusit të një kompanie nga Kosova, janë ndaluar nga autoritetet serbe në kufi, raporton Zeri.info.  Mediat serbe kanë...

Lajmet e Fundit