Vdes shkrimtari i madh gjerman Siegfried Lenz

Siegfried LenzLenz ishte një prej autorëve më të lexuar dhe çmuar gjerman

Shkrimtari i madh gjerman i pasluftës, Siegfried Lenz vdiq në moshën 88-vjeçare, njoftoi shtëpia botuese ”Hoffmann und Campe”.

I lindur në vitin 1926 në Lyck, rajon i Prusisë Lindore, Siegfried Lenz është autor i shumë romaneve si edhe i shumë tregimeve të shkurtra, shtuar këtu ese, pjesë radiofonike dhe teatrale. Libri i tij më i njohur është “Mësimi i gjermanishtes” (1968), që trajton mënyrën sesi nazizmi futet në shpirtrat e njerëzve.

Djalë i një oficeri dogane, Siegfried Lenz u fut në marinën gjermane në vitin 1944. Pak para mbarimit të luftës, ai dezertoi në Danimarkë.

Me mbarimin e luftës, ai studjoi filozofi, anglisht dhe histori letërsie në Universitetin e Hamburgut.
Ndërpreu studimet dhe filloi punë në gazetën konservatore gjermane ”Die Welt”. Nga viti 1951, Lenz filloi punë si shkrimtar i pavarur në Hamburg. Ishte një prej autorëve më të lexuar dhe çmuar gjerman.

Më Shumë

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

“Muzat e Vreshtave”, festivali kushtuar poetit Xhevdet Bajraj nis rrugëtimin në Rahovec

Rahoveci do të mirëpresë më 22 qershor Festivalin Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor që i kushtohet poetit të ndjerë Xhevdet Bajraj dhe...

Lajmet e Fundit