11.5 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Gashi thotë se ekziston koncepti për dalje nga kriza, por nuk e zbulon

ArbenGashi-LDKDeputeti i LDK-së, Arben Gashi, thotë se po zbulohet koncepti për dalje nga kriza, mirëpo shtoi se nuk është momenti që ai ta zbulojë.

Sipas tij, opsion është edhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit me konsensus, një kandidat që teknikisht propozohet nga PDK.

“Gjykata Kushtetuese ka kërkuar që deputetët të jenë kreativë. Kreativitetin e tyre ata mund ta japin me plot elemente që mund të merren dhe të pranohen”.

“Koncepti po studiohet dhe nuk është momenti që unë ta zbuloj. Opsioni i dytë që është diskutuar është më i lehtë në dukje, në fazën e parë, por më i vështirë në zbatim. Që do të thotë, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit me konsensus nga të gjithë anëtarët, një kandidat, i cili teknikisht propozohet nga PDK dhe pastaj të pozicionohemi për qeverinë”, tha ai në emisionin “Zona B” të Klan Kosovës.

Në pyetjen se çka bëhet nëse herën e parë Presidentja ia jep zotit Thaçi dhe herën e dytë ia jep dikujt tjetër ose e propozon ajo vet dhe ju nuk e votoni.

“Mendoj se do të ishte sjellje e papërgjegjshme, sepse ajo e ka detyrë të konsultohet dhe të konstatojë nga konsultimet që i bën”.

Por sjellja e papërgjegjshme, sipas Gashit, do t’i detyronte ata ta çonin vendin në zgjedhje dhe zgjedhjet do ta rrezikonin stabilitetin e vendit.

“Dhe, ndër veprimet e para që do të duhej t’i merrte Kuvendi i ardhshëm është shkarkimi i Presidentes”

Vendim i guximshëm konsiderohet vazhdimi i qëndrimeve të tashme, vlerësoi ai.

“Veprim i guximshëm do të jetë ky veprim i cili do të zgjedhë një kryetar të konsensusit dhe të guxosh t’ia japësh mundësinë Presidentes që ajo ta nominojë kandidatin në bazë të konsultimeve dhe parashikimeve kushtetuese”.

Më Shumë

Sot 7 Marsi, Dita e Mësuesit

Dita e mësuesit është një festë, e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve. Deri në fillim të viteve ’90 në Shqipëri,...

Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti. Kliko linkun:https://www.facebook.com/reel/1263220935169617 Ai...

Lajmet e Fundit