15 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Krasniqi: ‘Misioni i Ri’ është me e bë rrush e kumbulla Kosovën

Jakup Krasniqi14-12Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Për Kosovën, Jakup Krasniqi, vazhdon të shpërndajë për miqtë e tij në Facebook, thënie filozofike.

Kësaj here Krasniqi, u ka dhënë edhe shpjegim këtyre thënieve duke iu referuar gjendjes aktuale.

Ai ndër tjerash ka thënë se ndoshta Misioni i Ri, i Hashim Thaçit, është mision për t’a bërë “Rrush e Kumbulla” Kosovën.

Ja edhe shkrimi i plotë i Krasniqit:

“Ndaje si ta ndash, livadhin lema mua”!

Populli ynë përmes fjalëve të urta ka shpalosur filozofinë e tij të urtë. Në të shumtën e rasteve, kjo filozofi jep shembuj drejtësie, guximi e vendosmërie për ti tejkaluar situatat e vështira në raport me sundimtarët kapadai e të fuqishëm. Në ndonjë rast i janë përvjedhur edhe fjalë të urta skllavërie, nënshtrimi e pa drejtësie, siç janë:

1. “Një dorë që nuk mund ta thyesh, ktheu dhe puthe” dhe

2. “Ndaje si ta ndash, livadhin lema mua”.

E para, sikur është thirrje për nënshtrim. Nënshtrimi është pasoj e qyqarllakut dhe e frikës. Kjo e fundit thuhet se është pa “para”, merr sa të duash dhe zakonisht njerëzit marrin shumë. Ndoshta kjo fjalë ka dalë nga një shpirt skllavi, e cila më vonë i është veshur popullit. Ndërsa e dyta, personifikon sundimtarin kapadai që nuk e pranon drejtësinë kur ajo nuk ndahet sipas vullnetit te të fortit. Është interesant, sot i hasim, te dy llojet e përshkruara: shpirtin e robit që përjarget duke e lavdëruar sundimtarin dhe kapadaiun që nuk e njehë as drejtësinë e as sundimin e ligjit. Përjargëqa ka gjithandej nder ne.

Sundimtari thotë: “ligji duhet ti nënshtrohet interesit tim” apo “ndaje si ta ndash “babo”, e drejta për të qeverisur, është vetëm e imja”. “Këtu, unë vrajë dhe kthjelli” , pasi unë dhe vetëm unë ju kam çliruar, ju bëra Republikën e pavarur dhe tani kam një mision të ri!? Ndoshta “misioni i ri” është me e bë rrush e kumbulla gjithë pasurinë e Kosovës. Pas këtyre kërkesave fillon thirrja në kushtetutshmëri!? (sic!)

Kushtetutë tarake është kjo e jona, sipas interpretimit të “babës”!?
Historia politike makiaveliste ka treguar se sundimtarët tiranë pushtetin politik e mbajnë goxha gjatë dhe kundërshtarët e tyre në të shumtën shfaqen pas përfundimit të jetës (pas vdekjes) ose pasi bien nga froni sundimtaret. Jakov Xoxa thoshte: “Kur rrezohet kau, shtohen thikat, kur rrezohet njeriu, shtohen kritikat”. Ndërsa, kritikat e pas kohe, janë si “kofini pas të vjelave”.

Më Shumë

Gjykata ia cakton Gjestit 30 ditë paraburgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar Gjestit 30 ditë paraburgim. Ai dyshohet për tri vepra penale. Njoftimi: Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit B.K. për...

Laura Fazliu fiton medaljen e argjendtë në Grand Prix Upper Austria 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e argjendtë në turneun ndërkombëtar Grand Prix Upper Austria 2026, duke vazhduar sukseset e xhudos kosovare në...

Lajmet e Fundit